LAJMI I FUNDIT:

Numër i vogël i bashkatdhetarëve që vizitojnë Kuvendin

Numër i vogël i bashkatdhetarëve që vizitojnë Kuvendin

Edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës ka organizuar aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku të gjithë bashkatdhetarët mund ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetët. Mirëpo interesimi i mërgimtarëve për ta vizituar këtë institucion në mëngjesin e sotëm ishte mjaftë i vogël. Por, as për t’i pritur, nuk është që deputetët e kishin marrë seriozisht.

Këtë ditë të pushimit të tij në Kosovë, Visar Bakolli i cili që 15 vite jeton në Gjermani kishte zgjedhur që ta nis duke e vizituar Kuvendin e Kosovës, ku ka shprehur edhe shqetësimet e tij si mërgimtar.

Teksa shpreh pakënaqësitë e tij ndaj punës së Kuvendit të Kosovës, Bakolli thotë se problem për ta mbetet funksionimi i arsimit shqip në Gjermani, si dhe mundësia e votimit për shkak të heqjes së nënshtetësisë, meqë Gjermania lejon vetëm një nënshtetësi.


“Siç po shihet brenda Kuvendi është shumë mirë. Unë nuk jam shumë gjatë në Gjermani, jam qe 14-15 vite, mirëpo me punën e Kuvendit nuk jemi të kënaqur absolut aspak. Ne si diasporë na preokupojnë shumë gjëra ku fëmijët tanë ose mësuesit tanë nuk paguhen nga Qeveria e Kosovës por paguhen nga gjermanët, edhe pse atje disa republika nuk i paguajnë fare. Unë që tri vite jam shtetas gjerman, më është imponuar me prish shtetësinë ku tani nuk besoj që kam të drejtë për të votuar”, thotë ai.

Shqetësimet e këtij mërgimtari i dëgjoi dhe iu dha përgjigje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, i cili tha se kërkesa për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në mërgim është e nevojshme.

Duke i konsideruar diasporën si një resurs shumë me vlerë për Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes tha se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme ndaj kësaj vlere të shoqërisë sonë.

Lajqi tutje tha se në vendet që nuk njihet pasaporta e Kosovës duhet të shikohet mundësia për të krijuar kushte për votim për qytetarët e Kosovës që jetojnë atje.

Mungesën e deputetëve që kanë dalë t’i mirëpresin bashkatdhetarët që do ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, Lajqi e arsyetoi duke thënë se tani është koha e pushimeve.

Ndryshe dyert e Kuvendit të Kosovës do jenë të hapura për bashkatdhetarë sot deri në orën 16:00, si dhe gjatë ditës së nesërme./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori