LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton një medalje të artë dhe dy të bronzta në volejbollin në rërë

Kosova fiton një medalje të artë dhe dy të bronzta në volejbollin në rërë

Kosova ka marrë tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley të grupmoshës U20.

Përfaqësuesja e femrave Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, kanë marrë medaljen e artë në këtë kampionat, dërsa te femrat, të bronztën e mori dyshja Rinesa Hasani/Julinda Idrizi.

Për herë të parë, medalje në kampionat ballkanik në beach volley, morën edhe dyshja e djemve Art Tërstena/Arlind Basha.


Për tri ditë gara, në Kampionatin Ballkanik të Beach volley, që u mbajt në Prishtinë, për titullin e më të merit luftuan çiftet nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Rumania.

Ekipi kombëtar i Kosovës në beach volley në konurencen e femrave, Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani ka arritur të fitoj medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyit i cili për tri ditë me radhë është mbajtur në Prishtinë.

Dyshja kosovare arriti të fitoj në finale ndaj ekipit kombëtar të Rumanisë, Hododi dhe Corcoz me rezultat të pastër 2:0 në sete. Dyshja Sylejmani/Ramadani po vazhdojnë formën e mirë që patën edhe në paraqitjet e tyre javë më parë në Kampionatin Evropian.

Medaljen e bronztë ka arritur ta fitojë edhe ekipi i dytë i Kosovës në konkurencën e femrave Julinda Idrizi/Rinesa Hasani, pasi që në ndeshjen për vend të tretë mposhtën ekipin e parë të BeH.

Idrizi/Hasani arritën që me shifra të pastra të shënonin fitore ndaj dyshes boshnjake, për të shtuar suksesin e ekipeve të Kosovës në këtë garë.

Ajo që ra në sy, ishte suksesi i konkurencës së meshkujve, që më herët kishte munguar.
Dy volejbollistët që shënuan fitore edhe në Kampionatin Evropian U22, Art Tërstena e Arlind Basha, kanë arritur që të këtë garë të marrin medaljen e bronztë, pasi në duel për vendin e tretë mposhtën ekipin e parë të Shqipërisë, 2 me 1.

Dyshja Tërstena/Basha fazën e grupeve e mbylli pa humbje, madje duke u konsideruar favorit për pjesën tjetër. Por humbja befasuese në gjysmëfinale ndaj çiftit rumun, ua pamundësoi kalimin në aktin final, por megjithatë ata e arritën të bronztën.

Në konkurencen e meshkujve vendin e parë ka arritur ta fitoj dyshja nga Rumania Grigore Andrei/Cristan Andre , pasi që në finale ka fituar ndaj ekipit të dytë të Shqipërisë Gesti Kapedani/Muharrem deliu, me rezultat 2:0 në sete.

Pas kampionait të grupmoshës U20, të mërkurën fillon kampionati ballkanik U22 në të dyja konkurencat, duke qenë gara e fundit ndërkombëtare për këtë vit, që organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës në beach volley.

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Premier League
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Premier League
Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho befasoi trajnerin dhe lojtarët e Kasimpasas

Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho befasoi trajnerin dhe lojtarët e Kasimpasas

Ligat tjera
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Premier League
Kalo në kategori