Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja pa përmbyllur reformën zgjedhore, e cila ishte iniciuar në vitin 2011.
Mungesa e një reforme zgjedhore, thonë ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të sjellë përsëri situata të paqarta të sistemit zgjedhor.
Zgjedhjet eventuale që mund të mbahen në Kosovë, pasojnë dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se legjislacioni aktual dhe në tërësi procesi zgjedhor aktual, ka shumë mangësi dhe se ka qenë më se e domosdoshme reforma zgjedhore para se Kosova të hyjë në një cikël tjetër zgjedhor.
“Mangësitë e legjislacionit elektoral, që kryesisht janë të trashëguara nga administrata e UNMIK-ut, janë evidente dhe mund të jenë barriera për çfarëdo procesi elektoral, në veçanti në këtë situatë kur kemi një proces të jashtëzakonshëm dhe të parakohshëm, ku do të duhej të mos ketë zvarritje në procesin elektoral dhe paselektoral sepse mund të shkaktojë zvarritje edhe në formimin e institucioneve dhe mund të hakmerret në përmbushjen e projekteve dhe obligimeve buxhetore që kanë institucionet e këtij vendi”, thekson Baraliu.
Sipas Baraliut, edhe përkundër angazhimeve të komisioneve të formuara nga institucionet e vendit, për të bërë reformën zgjedhore, ajo nuk arriti të përmbyllet, për shkak, siç thotë ai, mungesës së vullnetit politik.
“Nuk ka pasur dëshirë dhe vullnet politik që kjo klasë politike të bëjë reformë sepse zgjidhjet e tanishme në sistemin dhe proceset elektorale janë të tilla që ju konvenojnë shumë dhe ju japin privilegje dhe mundësi të caktuara lidershipit politik”, thotë Baraliu.
Mekanizmat ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, në raportet vjetore për Kosovën kanë ngritur shqetësim për ngecjen në reformën zgjedhore.
Ndërkohë, një kërkesë të vazhdueshme për reformë zgjedhore në Kosovë kanë pasur edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë se shkuarja e Kosovës në pothuajse çdo dy vjet në zgjedhje të jashtëzakonshme, është pasojë e vetë sistemit aktual zgjedhor që ka vendi.
“Një sistem aktual zgjedhor që e ka vendi u mundëson partive të ndryshme politike të provokojnë zgjedhje të jashtëzakonshme në periudha të shpeshta kohore. Mospërfundimi i procesit të reformës zgjedhore, që ka filluar nga viti 2011, si kërkesë është përsëritur nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe vendorë, përfshirë këtu dhe shoqërinë civile, tregon për joseriozitetin e subjekteve politike për trajtimin e reformës zgjedhore, duke qenë se e njëjta si temë është përdorur vetëm në fushata zgjedhore apo në rastet para shkuarjes në zgjedhje parlamentare”, thotë Cakolli.
Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme e cila e ka çuar deri në fund mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Në vazhdimësi, qeveritë e Kosovës, të përbëra nga koalicione partiake, kanë hyrë në mocione mosbesimi dhe janë detyruar të dorëhiqen, duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.
Cakolli thotë se nevojitet një reformë përmbajtjesore që përfshinë dhe adreson nevojat e legjislacionit dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me këtë proces.
“Legjislatura e ardhshme, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve, duhet që me prioritet ta trajtojë çështjen e reformës zgjedhore, por e njëjta duhet të bëhet në një analizë të mirëfilltë për efektet që mund të sjellë reforma zgjedhore dhe jo duke tentuar që të vendosen praktika të caktuara që mund t’u shkojnë për shtati partive të ndryshme, por në përgjithësi nuk garantojnë një proces të mirëfilltë të reformës zgjedhore, që më pas do të rezultonte me humbjen e besimit të qytetarëve në proces zgjedhor”, thotë Cakolli.
Deri më tani nga takimet e mbajtura për reformën zgjedhore ishte theksuar se kjo reformë pritet të përcaktojë edhe numrin e zonave zgjedhore, si dhe çështjen e listave të hapura apo të mbyllura.
Ndër propozimet e para që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë gjatë këtyre takimeve ishin ndryshimet kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së presidentit përmes votës së popullit dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve, përkatësisht që Kuvendi në të ardhmen të mos i ketë 120, por 100 ulëse.
Po ashtu, me anë të reformave, në të ardhmen pritet që Kosova t’i njohë si pakica kombëtare e kushtetuese edhe malazezët dhe kroatët. Edhe këto pakica, mendohet se më pas do të kërkonin ulëse në Kuvend.
Megjithatë, për votimin e reformave në Kuvend, sidomos atyre kushtetuese, do të nevojitet mbështetja e komuniteteve pakicë, ngase do të kërkohet votimi i dyfishtë, përkatësisht që reformat të marrin 80 vota të deputetëve dhe dy të tretat e votave të pakicave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës