LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta parandaluan zhbërjen tonë kulturore

Bytyqi: Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta parandaluan zhbërjen tonë kulturore

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se mësimdhënësit e shekullit XX që mbajtën gjallë arsimin në Kosovë, po ju kthehet dinjiteti.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kriteret e realizimit të së drejtës në kompensim shtesë për punëtorët e arsimit shqip që punuan nga vitit shkollor 1990/1991 deri në vitin shkollor 1998/1999.


Po ashtu, ai ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për pronarët e shtëpive shkolla dhe objektet tjera të lëshuar për arsimin shqip 1990/1991.

Shkrimi i plotë i ministrit Bytyqi

Miq të dashur, po ndaj me ju një lajm të mirë që ka të bëjë me kategorinë e mësimdhënësve që parandaluan zhbërjen tonë kulturore. Personelit arsimor shqiptar, të cilët gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, mbajtën gjallë arsimin në Kosovë, nga sot po ju kthehet dinjiteti.

Jam shumë i lumtur që sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kriteret e realizimit të së drejtës në kompensim shtesë për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/1991 deri në vitin shkollor 1998/1999, si dhe Udhëzimin Administrativ për pronarët e shtëpive shkolla dhe objektet tjera të lëshuar për arsimin shqip gjatë viteve 1990/1999.

Me hyrjen në fuqi të këtyre dy udhëzimeve, do të zbatohet Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/1999, Ligj ky që është miratuar gjatë mandatin tim si ministër i Arsimit.

Punonjësit e arsimit dhe kryefamiljarët që lëshuan objektet për shtëpi-shkolla gjatë periudhës 1990-1999, do të mbeten përherë pjesë e historisë më të lavdishme të popullit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori