LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në Rugovë

Muhaxheri: Nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në Rugovë
SONY DSC

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se është vendosur përfundimisht që hidrocentralet në Rugovë, nuk do të ndërtohen.

Ai thotë se kjo është kundërshtuar nga banorët por edhe nga partitë politike të komunës.

“Jo, nuk  ka asnjë shansë me u ndërtu. Në planin zhvillimor komunal, edhe të riun edhe të vjetrin, komuna nuk lejon ndërtimin e hidrocentraleve në territorin e vet. Kjo punë për komunën e Pejës dhe banorët e saj ka përfunduar” , është shprehur Muhaxheri për RTVD.


Sipas Muhaxherit, komuna po përballet me probleme sa i përket realizimit të projekteve të parapara.

Numri i madh i tyre po has në vështirësi për tu realizuar, për shkak të mungesës së stafit.

“Është sfidë e madhe për tetë persona me i mbikëqyrë 100 projekte. Edhe pse e kanë kryetarin inxhinier dhe iu del në ndihmë. Gjithashtu edhe buxheti është miratuar me vonesë dhe procedurat e tenderimit dhe prokurimit kanë qenë të stërzgjatura dhe punët kanë filluar pothuajse një muaj më parë e që duhet përfunduar në pesë muajt në vijim…”, ka thënë Muhaxheri.

Në vitin 2013, kompania KelkosEnergjy kishte nënshkruar një marrëveshje me komunën e Pejës, por kryetari Muhaxheri thotë se realizimi i këtij projekti do të shkatërronte mjedisin, lumenjtë që janë bukuri e kësaj ane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori