LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni karrierë të suksesshme

Si të bëni karrierë të suksesshme

Fitimi dhe përparimi juaj shpeshherë do të varen nga ajo se çfarë është bashkëpunimi juaj me të tjerët në çdo fazë të karrierës suaj

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Çdokush mund të jetë pozitiv, kur çdo gjë rrjedh për merak, por nuk thuhet kot ”Trimi i mirë, njihet në ditë të vështirë”.

Personi me energji pozitive mendore gjithmonë përpiqet të gjejë të mirën që fshihet në çdo person dhe në çdo situatë.

Ai gjithmonë kërkon të nxjerrë mësim pozitiv dhe konstruktiv a të dobishëm prej çfarëdo problemi të krijuar.

Shprehia që në çdo pengesë apo problem të gjeni ndonjë gjë të dobishme, e mban gjallë optimizmin dhe kënaqësinë tuaj.

Njerëzit me suksese kulmore, në çdo lëmë punojnë shumë më shumë sesa njerëzit mesatarë.

Njerëzit që fitojnë më shumë, edhe punojnë më shumë.

Që nga dita e sotme vendosni të bëheni punëtori më i zellshëm në organizatën tuaj.

Riorganizoni orarin tuaj të punës, në mënyrë që të vini një orë më herët në punë dhe t’ia filloni punës menjëherë.

Punoni gjithë kohën, gjeni vetes punë, se puna është ilaç i mirë, shpëtim, se askush për askënd nuk punon.

Derisa jeni në punë, kurseni kohën duke iu shmangur kafesë, gazetave, drekës, si dhe bisedave të kota, sepse humbja kot e kohës nuk ju sjell asnjë të mirë, as juve e as familjes suaj.

Nëse veproni kështu, ju për një kohë të shkurtër do të rritni produktivitetin për nja dy tri herë më shumë sesa njerëzit e tjerë rreth jush.

Gjithashtu, karakteri juaj dhe me siguri edhe reputacioni juaj, janë përparësia më e çmuar në karrierën tuaj. /Telegrafi/