Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, tashmë ka rënë edhe në syrin e mediave ndërkombëtare.
Së fundmi, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme në Mbretërinë e Bashkuar, “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.
Në versionin online të revistës, i është kushtuar një artikull i veçantë modeles nga Istogu, duke përshkruar suksesin që ajo ka arritur në modeling, biznes dhe ndërmarrësi.
“Agnesa Vuthaj – Bukuria e dëshirueshme që përqafon origjinalitetin, është një mbretëreshë bukurie, modele, biznesmene, dizajnere e modës, producente televizive, si dhe aktore e rastit e njohur në Kosovë dhe më gjerë”, nis shkrimin Global Woman.
“Pas krijimit të saj të suksesshëm në tendencat dhe iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare, ajo tani kushton shumë kohë për të ndihmuar në zhvillimin e modeleve të reja dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.
Ajo ka udhëhequr dhe organizuar nisma të shumta filantropike. Agnesa ka punuar dhe ka kushtuar vëmendje në zhvillimin e një karriere globale dhe është angazhuar në mënyrë proaktive në projekte dhe aktivitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.
Ajo fillimisht u bë e njohur ndërkombëtarisht pas suksesit të Shqipërisë në “Miss World 2004” në Kinë dhe “Miss Universe 2005” në Tajlandë. Ajo ka qenë producente e “Miss Kosova Beauty Pageant” për më shumë se një dekadë, me shpenzime tërësisht vetanake dhe pa mbështetje nga jashtë.
Pas karrierës së saj të suksesshme ndërkombëtare për një dekadë, në bashkëpunim me artistët dhe biznesmenët italianë dhe amerikanë, Agnesa lansoi linjën e saj të aksesorëve të modës me çanta, këpucë dhe rrathë të punuar me dorë.
Qasjet e saj elegante dhe krijuese e kanë transformuar atë në një nga dizajnerët më të dëshiruar të Evropës dhe ShBA-së. Ajo synon të zgjerojë këtë iniciativë dhe të ndajë këtë përvojë edhe në tregun aziatik”, përfundon artikullin “Global Woman” për bukuroshen kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? – Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City