Aq shumë tipare të përbashkëta kanë popujt e Ballkanit sa që, po të numërohen, edhe gjuha që i dallon humb rolin. Mbi të gjitha, shumica e serbëve, kroatëve, boshnjakëve, malaziaseve, maqedonasve e shqiptarëve, urrejnë njeri-tjetrin. Ata e urrejnë edhe veten.
Kanë shumë martesa të përziera dhe akoma e mohojnë këtë fakt. Derisa kroatët, serbët, e malazezët supozohet të kenë njëfarë origjine të përbashkët, kjo ata i bënë edhe më të egër ndaj njëri-tjetrit. Në konfliktin e fundit, boshnjakët myslimanë nga fqinjët shekullorë serbë u vranë mizorisht. Gjatë kohës sa ishte Jugosllavia e Titos, boshnjakët kishin shumë martesa të përziera me serbë e kroatë (sipas disa shënimeve, deri në 700 mijë martesa). Me mijëra familje u shkatërruan. Mali i Zi nga frika mbeti në Federatën e vogël me Serbinë e maqedonasit, të cilët i bëri republikë dhe popull Josip Broz Tito, të ushqyer nga shkolla serbe e urrejtjes dhe krimit, u sollën sikur ta ndaj shqiptarëve. Të gjithë këta popuj, në raport me shqiptarët gjithmonë kanë ushqyer politikë gjenocidi. Maqedonasit bëhen bashkë me serbët veç kur është fjala te urrejtja ndaj shqiptarëve. Në anën tjetër, Serbia nuk i njeh si popull as maqedonasit e as malazezët, përveçse kur ka nevojë për aleancë kundër shqiptarëve. Kroatët ziejnë nga inati shfarosës ndaj serbëve, por u bashkuan me ta në luftën kundër boshnjakëve.
Shqiptarëve historikisht u ka munguar uniteti në çastet vendimtare, gjë që iu mungon edhe sot. Krejt kjo ndodhë për shkak të individualizmit ekstrem e mentalitetit fisnor të cilin e kanë në gjak. Shqiptarët, po të gjenin formulë pajtimi e bashkimi, nuk do të rrezikoheshin kurrë.
Shtrohet pyetja, a mund të tejkalojnë këta popuj inatet ndaj njëri-tjetrit?
Çka mësuan këta popuj nga njëri-tjetri, nuk është zor te dihet: veset më të këqija. Gjatë shumë shekujve, udhëheqësit i kanë vrarë vetë. Nuk kishin nevojë për armiq. Këta popuj, edhe kur janë të pushtuar, edhe kur ndjehen të kërcënuar nga jashtë, edhe kur nuk janë në luftë, vriten mes vete. Secili pushtues i ka llogaritur mirë grindjet mes tyre, ndaj pushtimi nuk ishte problem. Ata që nuk e kane të qartë këtë histori, mund të lexojnë dokumentet nga koha kur Austro-Hungaria pushtoi Ballkanin në Luftën e Parë Botërore apo Gjermania në të dytën. Secili nga këta popuj bashkëpunoi me gjermanët. Pa përjashtim.
Po ta analizojmë si duhet historinë e popullit serb dhe të popullit shqiptar, do të shohim se kanë plot rrena e mite. Drejtuesit e pashallëqeve osmane në tokat shqiptare, ishin shërbëtorë besnikë të pushtuesit. Të njëjtë ishin edhe të ashtuquajturit princër serbë. Edhe ata ishin shërbëtorë besnikë të sulltanit. Këta pashallarë dhe princër, shqiptarë e serbë, zullumin dhe egërsinë e shfrynin mbi popullin e vet. Krejt këtë histori ata e shtrembërojnë duke i bërë edhe heronj kombëtarë po këta shërbëtorë. Për më keq, këso rrenash shkruhen edhe sot.
Megjithëse jetojnë me shekuj në këto troje, këta popuj kurrë nuk janë përpjekur për të arritur aleanca bashkëpunimi për zhvillim ekonomik e shoqëror të tyre. Vetëm strukturat kriminale kanë bashkëpunuar. Si dikur, si sot.
Te të gjithë shtetet e këtyre popujve ka me qindra fshatra pa njerëz, dhe qindra të tjerë me nga dy a tre pleq të vetmuar. Statistikat më të reja flasin se në Serbi mbi 500 fshatra tashmë nuk kanë njeri të gjallë. Në shumë pjesë të Serbisë, nga katër apo pesë komuna nuk e bëjnë dot një shkollë të mesme me numër minimal nxënësish. Pamja e fshatrave të sotme në Shqipëri nuk ndryshon nga e kaluara. Në Shqipëri, numri i fshatrave të vdekura shkon mbi 200, ndërsa në po aq fshatra ka nga pesë apo dhjetë familje me nga dy-tre pleq. Në Kosovën e vogël, numri i fshatrave të vdekura fshihet nga qeveritarët. Në qytetet e Kosovës askush s’i numëron shtëpitë dhe banesat e zbrazëta. Asnjë fjalë nuk thuhet për mbylljen e shkollave për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve
Inatet e egra mes këtyre popujve, për fat të keq vazhdojnë edhe 30 vjet pas fillimit të luftës së parë në ish-Jugosllavi. Realisht, marrëdhëniet mes shteteve që dolën nga zhbërja e ish-RSFJ-së janë në nivel lufte. Ndaj, pakkujt ia merr mendja se do të ketë progres në këto hapësira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A