Programi i edicionit të parë të festivalit të gastronomisë – ”Bukë e kripë e zemërbardhë”, i cili do të mbahet këtë fundjavë, me datë 20 dhe 21 Korrik në sheshin ”Adem Jashari” (afër komunës) në Prishtinë, do të jetë i pasur me sërë aktivitetesh për të gjithë dashamirësit e kulinarisë.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i ”Bukë e kripë e zemërbardhë” – festivalit të parë të gastronomisë në Prishtinë. Festival ky, i cili do të begatohet me një numër të madh mysafirësh jo vetëm nga fusha e kulinarisë, mirëpo të pranishëm do të jenë edhe emra të shquar të artit, kulturës, arkitekturës e kështu me radhë.
Përveç prezantimit të recetave dhe koncepteve nga kuzhinierë të njohur nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë festivalit do të mbahen forume, punëtori si dhe promovime të produkteve ushqimore vendore, të gjitha këto të shoqëruara me muzikë dhe lojëra të ndryshme.
Në kuadër të ditës së parë të festivalit do të organizohen panele me të ftuar të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: verërat shqiptare, arkitektura dhe gastronomia, menaxhimi i restoranteve, tradita e kulinarisë shqiptare, gastronomia dhe zhvillimi i turizmit si dhe shumë tema të tjera.
Ndërsa gjatë ditës së dytë, përveç prezantimit të gatimeve nga kuzhinierë të njohur shqiptarë, njëherësh do të mbahen punëtori dhe aktivitete interesante si degustimi i verës.
Të gjitha këto aktivitete do të shoqërohen me muzikë nga grupe dhe këngëtarë të muzikës së mirëfilltë shqipe, si: Ashikët, Offchestra, Nezafete Shala & grupi Melodia e Vjetër dhe violinisti i mirënjohur Shkëlzen Doli.
”Bukë e kripë e zemërbardhë” pritet të kthehet në traditë vjetore të takimit të adhuruesve të kuzhinës shqiptare, me qëllim modernizimin, reformimin dhe promovimin e recetave kombëtare në mbarë botën.
artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova