LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Ulet numri i familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Në Kosovë janë rreth 24,767 mijë familje që jetojnë nga ndihmat sociale, 1.145 më pak se vitin e kaluar.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, Musa Demiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.


Sipas tij, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë SNS, ekzistojnë dy kategori të përfitueseve të ndihmave sociale

“Kategoria e parë- familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar dhe kategoria e dytë – Familja me një anëtar të aftë për punë, me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç”, ka sqaruar Demiri.

Siç tha ai, sipas kushteve dhe kritereve që parashihen me aktet ligjore dhe nënligjore të Skemës së Ndihmës Sociale, numri i familjeve që janë në Skemën e Ndihmës Sociale në muajin Qershor 2019 ka qenë rreth 24,767 familje.

Demiri theksoi se krahasuar me periudhë e njëjtë të një viti më parë (Qershor 2018), numri i familjeve përfitueseve është për rreth 1,145 familje më pak në Qershor të këtij viti.

Kjo për shkak të disiplinimit të të gjithë akterëve në të gjitha nivelet, në zbatimin e kritereve ligjore dhe nënligjore të Skemës së Ndihmës Sociale, për shkak të aplikimit dhe funksionalizimt të pensioneve-skemave të reja në nivel të MPMS-së( pensionet e veteraneve, kompensimet për tetraplegjike, paraplegjike, të verbërit) ku kanë kaluar shumë familje të SNS-së tek këto skema të reja, ngase përfitimit tek ato skema/pensione janë më të larta se tek SNS”, sqaroi tutje Demiri.

Demiri po ashtu bëri të ditur se baza e re e të dhënave ka ofruar mundësi që të identifikohen dhe largohen familjet me të hyra të dyfishta (familjet mashtruese në SNS).

“Zbatimi i Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2010 për procedurat administrative të kthimit të pagesave nga shfrytëzuesit e SNS-së, të fituara pa bazë ligjore. Angazhimi i anëtarëve të aftë për punë, të kategorisë së dytë, në projekte dhe punë publike etj”, tha ndër të tjera udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MPMS, Musa Demiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori