LAJMI I FUNDIT:

S’E KAM PËR XHELOZI…

S’E KAM PËR XHELOZI…

Poezi nga: Jose Sbarra
Përktheu: Maksim Rakipaj

Besomë or mik, s’e kam për xhelozi,
as për qefmbetje.
As e urrej, as i mbaj mëri.
Për mua, qofshin të lumtur të dy.
Paqe paçin.
Dhe qofshin të lirë të duhen sa t’u dojë qefi.
Ama, një gjë ia uroj.
Jo, s’kam etje për hakmarrje,
kot ashtu, sa për kunj,
ti or vëlla e di, s’jam i keq.
Dua vetëm që, ndonjë natë,
mbërthyer ashtu pas tij,
në vesh t’i pëshpërisë emrin tim.