LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë opsionet që do të përmirësojnë eksperiencën tuaj me Galaxy S10

Dhjetë opsionet që do të përmirësojnë eksperiencën tuaj me Galaxy S10

Me evolimin e vazhdueshëm te teknologjisë së smartfonave, zbulimi i opsioneve të reja në telefonat më të fundit duket pothuaj e pamundur. Linja e Galaxy S10 e sfidon këtë trend, përveç inovacioneve Marquee (Wireless PowerShare, Ultrasonic Fingerprint Scanner and Ultra Wide Camera lens ndër më të përmendurat), produkti më i fundit në linjën Galaxy lançon disa opsione më pak të njohura por tepër të dobishme. Në këtë artikull, zhvilluesit e Galaxy S10 përzgjedhin 10 opsione të avancuara, të garantuara të ndihmojnë përdoruesit të jetojnë në mënyrë më efikase.

Futuni në aplikacionet tuaja të preferuara në mënyrë të sigurt nëpërmejt  ‘App Shortcuts’ në Lock Screen

Mbaj shtypur skanerin e shenjës së gishtit për të aktivizuar App Shortcuts –Rrëshkit gishtin drejt e tek ikona e aplikacionit për ta hapur. Siguria takon komoditetin në app shortcut në lock screen-ët e linjës Galaxy S10. Me këtë opsion të përmirësuar mund të siguroni aplikacionet në lock screen me anë të skanit të gishtit dhe një lëvizje të shpejtë. Thjesht skanoni gishtin e me pas rrëshkiteni nga sensori në ikonën e aplikacionit për ta hapur. Në situata kur ju duhet të hyni në aplikacionet më të përdorura, futuni direkt nëpërmjet lock screen pa kompromentuar sigurinë tuaj.


Skaneri Ultrasonik i shenjës së gishtit i Galaxy S10 ofron siguri kasaforte në sajë të teknologjisë së çertifikuar të sigurisë FIDO alliance. Tani, skaneri i shenjës se gishtit nuk është vetëm një opsion i sigurisë së lartë, por dhe një platformë për të hapur aplikacionet tuaja të preferuara shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Modernizoni jetën tuaj me ‘Bixby Routines’

Imagjinoni muzikën që fillon dhe Bixby që ndez kontrollet e zërit sapo futeni në makinë në mëngjes, pa ju dashur të prekni asgjë. Më pas, si arrini në punë, aktivizohet opsioni me dridhje dhe lidhja Wi-Fi shkëputet. Teksa dita juaj vazhdon, asistenti juaj i zgjuar navigon lehtësisht ndër rutina të paracaktuara, duke u siguruar që smarfoni juaj është gjithmonë plotësuesi perfekt në cdo situate që ndodhen, cfarëdo të jeni duke bërë. Sapo të keni caktuar disa rutina tuaja në mënyrë manuale, Bixby mëson nga veprimet tuaja dhe ju sugjeron rutina të reja që mendon se do ju përshtaten. Nuk është nevoja të jeni vazhdimisht duke ndryshuar funksionet kur keni ‘Bixby Routines’ që mund të kujdeset për gjërat e vogla.

Të caktosh rutina manuale është gjithashtu e lehtë. Nëse keni dale për një shëtitje, vendosni një rutinë në mënyrë që muzika të fillojë sapo të lidhni kufjet, më pas aktivizoni Wi-Fi dhe hapni YouTube sapo të mbërrini në shtëpi. Po luani një lojë? Krijoni një rutinë duke aktivizuar opsionin ‘Do not Disturb’ kur të hapni lojën, dhe njoftimet nuk do ju shpërqëndrojnë.

Lista e kushteve që mund të programohen për të stimuluar rregullime të settings dhe veprime të reja janë të pafundme. Dhe me anë të Bixby Routines, sa më shumë rutina krijoni, aq më e thjeshtë bëhet jeta.

Mbaje njërën dorë të lirë me opsionin One Hand

Ju ka rastisur të keni qënë duke mbajtur dicka të rëndësishme në njërën dorë dhe duke përdorur telefonin në dorën tjetër? A ju ka ndodhur të jeni në gatim e sipër dhe kur keni dashur të kontrolloni receten në telefon, vetëm njëra nga duart është e pastër? Me ekranin ‘cep më cep’ të linjës Galaxy S10, duhet të përdorim dorën tjetër për të tërhequr tabelën e njoftimeve ose për të kontrolluar opsione të tjera në krye të ekranit. Por tashmë jo më me opsionin e optimizuar të Galaxy S10 One Hand Mode.

Ky opsion aktivizohet lehtësisht me një rrëshkitje të shpejtë lart nga cepi i ekranin (me opsionin ‘Gesture Controls’ të aktivizuar) ose një prekje të trefishtë në home. Kur ndizet, ky opsion sjell një version të ekranit tuaj në miniaturë që i bën dhe opsionet në kryë të ekranit lehtësisht të arritshme. Pasi të keni përdorur opsionin One-Handed mode për të naviguar në opsionin që doni të përdorni, thjesht prekni zonën e zezë ngjitur me ekranin e zvogëluar për t’u kthyer në ekranin me madhësi të plotë.

Shtrini ekranin tuaj me ‘Gesture Controls’

Dëshironi të përfitoni sa më shumë nga ekrani AMOLED cep me cep?Në linjën Galaxy S10, aktivizimi i ‘Full-screen gestures’ do heqë seksionin e navigimit në fund të ekranit tuaj dhe do t’ju lejojë të performoni të njëjtat veprime me rrëshkitje të thjeshta lart nga pikat e majta, e djathta dhe qëndrore të fundit të ekranit tuaj. Personalizoni këtë model dhe ndërroni pozicionet e rrëshkitjes për ‘back’ and ‘recent apps’. Pika qëndrore e rreshkitjes mbetet butoni ‘home’.

I shkathët dhe intuitiv, sistemi i kontrollit te gjesteve i linjës Galaxy S10 lejon heqjen e butonave të navigimit që zënë hapësirë në ekran. Tre vija minimale gri janë të dukshmë në fund të ekranit për të shmangur konfuzionin e pozicioneve të rrëshkitjes. Aktivizimi i kontrollit të gjesteve ju lejon të përfitoni plotësisht nga ekrani juaj dhe ju jep një pamje të së ardhmeje të vërtetë pa butona.

Bëni një pushim nga smartfoni me ‘Temporary Mute’

Në një botë ku detoksi digjital po bëhët edhe më i përhapur, shumë përdorues po shfrytëzojnë opsionin ‘Do not disturb’. Ky opsion pengon thirrjet, njoftimet dhe median (nëse nuk ka përjashtime të caktuara) deri sa përdoruesi zgjedh të çaktivizojë opsionin.

Por ndonjëherë, përdoruesit që kanë aktvizuar opsionin ‘Do not disturb’ në një mbledhje ose përpara gjumit, rrezikojnë të humbasin thirrje të rëndësishme nëse nuk i rindezin. Opsioni i ‘Temporary Mute’ i Samsung, lejon përdoruesit të zgjedhin kohën gjatë së cilës telefoni i tyre do të jetë në qetësi. Pasi të dalin nga mbledhjet apo të zgjohen nga gjumi, telefonat automatikisht kthehen në funksionin e mëparshëm e në këtë mënyrë përdoruesit nuk humbasin thirrje të rëndësishme.

Bëjeni përdorimin ‘Smart; me ‘Adaptive power saving’ 

Me opsionin ‘Adaptive power saving’ të Galaxy S10, telefoni juaj do të përshtasë dhe maksimizojë kohëzgjatjen e baterisë tuaj pa ju dashur të luani gishtin. Bazuar në teknologjinë AI të Samsung, ‘Adaptive power saving’ studion përdorimin tuaj dhe mban aplikacionet më të përdorura në punë e sipër duke parandaluar në të njëjtën kohë konsumimin e batërisë nga aplikacionet e papërdorura.

Në periudha me përdorim të lartë ku përdoruesit shohin video, luajnë lojra dhe shkojnë në udhëtme, telefoni i tyre automatikisht do të aktivizojë opsionin e ruajtjes së baterisë për të zgjeruar kohën e përdorimit. Përdoruesit nuk kanë gjithmonë kohë të monitorojnë jetëgjatësinë e baterisë dhe të ndryshojnë përkatësitë e saj, por me ‘Adaptive power saving’ këtë e mbulon telefoni juaj!

Lëreni ‘Shot Suggestion’ t’ju ndihmojë për të shkrepur foto magjepsëse

Në sajë analizës së më shumë se 100 milionë fotografive, tipari opsioni Shot Suggestion i linjës Galaxy S10 ju ndihmon të shkrepni fotografi si profesionistë. Sapo të aktivizoni funksionin, ndiqni vetëm vizitat vizuale në ekran dhe shikoni sesi shkrepja juaj më e mirë realizohet lehtësisht.

Shot suggestion është ideal kur doni të evidentoni një person të vetëm ose një vend në shumë drita të ndryshme, pasi AI sugjeron një gamë të ndryshme të stileve kompozicionale. Veçanërisht i dobishëm për shkrepje të natyrës dhe të peizazhit, ‘Shot suggestion’ siguron që horizonti është i niveluar, ndërkohë që ju ndihmon të përmirësoni përmasat dhe pozicionimin tuaj. Me asistentin e AI, gjetja e kompozimit të përsosur për fotot tuaja është një punë e lehtë!

Kompozoni Media Vizuale si profesionistë me ‘Grid Lines’

Çelësi kur përpiloni një foto nga këndi i “syrit të shpendëve” – ​​për shembull kur shkrepni fotografi të ushqimit – është sigurimi që kamera të jetë plotësisht e niveluar.

‘Grid lines’ në linjën Galaxy S10 ju ndihmon të bëni foto të balancuara. Pasi funksioni të jetë i aktivizuar në cilësimet, në mes të ekranit do të shfaqet një udhëzues i nivelimit për të siguruar që telefoni të jetë në pozicion plotësisht të sheshtë. Thjesht përshtasni rrethin në qendër të ekranit me udhëzuesin dhe voila! Edhe një fillestar mund të shkrepë foto të mira çdo herë!

Grid mode i linjës Galaxy S10 është gjithashtu një shpëtues për vloggers, pasi siguron që videot e bëra në një shkop selfie, të jenë të qëndrueshme, me subjektin. Kombinoni shikimin ‘3X3 Grid’ të Galaxy S10 me veçoritë e tjera të zgjerimit të kamerës, dhe krijoni video që do t’i bëjnë njerëzit të thonë ‘wow’!

Lëreni AI të rregullojë fotot tuaja me opsionet ‘Style’ tek photo editor

A e dini që tani mund të lejoni AI të modifikojë fotot tuaja për ju? E aplikuar për herë të parë në linjën Galaxy S10, tipari i “Style” teknologjinë GAN për të analizuar foton tuaj dhe për të siguruar që subjekti dallohet nga sfondi, duke përdorur efekte të ndryshme, përfshirë “Pencil Color”, “Comic”, “Watercolor” dhe ‘Pastel’. Këto efekte të gjalla përdoren në mënyra të ndryshme për çdo foto individuale, dhe me të vërtetë e bëjnë imazhin të duket sikur të ishte krijuar në cilindo filtër që zgjidhni.

Të gjitha këto karakteristika janë të përfshira në aplikacionin ‘Gallery’ të Galaxy S10, duke u mundësuar përdoruesve të shtojnë lehtësisht efekte në fotot e tyre dhe duke hequr nevojën për të instaluar aplikacione të veçanta. Thjesht përzgjidhni një foto në galerinë tuaj, klikoni mbi ikonën e lapsit në pjesën e poshtme të ekranit dhe zgjidhni “Style” nga menyja e “more options” lart në të djathtë të ekranit. I dallueshëm nga filtrat e paracaktuar, AI mund të aplikojë në mënyrë unike efektet e tij qe t’i përputhen sa më mirë fotografisë tuaj.

Animoni veten tuaj ,‘Mini Motion AR Emoji’

Linja Galaxy S10 ofron një eksperiencë të përmirësuar të ‘AR Emoji’ me opsionin e ri ‘Mini Motion’. Kapaciteti i përditësuar përdor teknologji të avancuar të gjurmimit të lëvizjes duke lejuar përdoruesit të kapin levizje të plot ate trupit dhe t’i shohin të replikuara nga avatari i tyre në kohë reale. Me dizenjon e përmirësuar të personazheve dhe levizje e shprehje të natyrshmë, tanimë avatari juaj mund të bëjë cdo gjë që bëni ju. Me modernizimin e krijimit te materialeve me avatar, opsioni ‘Mini Motion’ i linjës Galaksi S10 ë bën krijimin e materialit mediatik më të thjeshtë, si dhe ofron një partner kërcimi e argëtimi për fëmijët. Me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë së gjurmimit të levizjes dhe aftësine për të kapur dhe ndryshimet më të vogla të shprehive, Mini Motion ofron një pamje emocionuese të një bote së re të gjurmimit të personalizuar të lëvizjes.