LAJMI I FUNDIT:

Strugë, helmohen 10 persona në një dasmë

Strugë, helmohen 10 persona në një dasmë
Foto: Ilustrim

Mysafirë të cilët mbrëmë kanë qenë në një dasmë në një restorant në rajonin e Strugës kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Arsyeja, jozyrtarisht, ka qenë torta e cila është blerë e më pas është sjellë në dasmë. Nga spitali në Strugë shprehen se kanë pranuar 10 pacientë, ndonëse sipas burimeve të “Alsat-it” kjo shifër ka qenë më e madhe. Sipas drejtorit të spitalit Muhamet Asani, pacientët janë pranuar me simptome të diarresë dhe vjelljes. Pas kontrollit mjekësor, pacientët janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Nuk ka pacientë të hospitalizuar në repartet tona. Asnjëri prej pacientëve të pranuar nuk është hospitalizuar, meqë nuk kanë qenë në gjendje të rëndë dhe pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi- sqaroi Muhamet Asani, drejtor i Spitalit të Strugës.

Nga Qendra rajonale e shëndetit publik në Ohër për njoftuan se nëse si institucion pranojnë thirrje nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, atëherë do të marrin mostra nga ushqimi. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër na njoftuan se te ata deri në këtë moment nuk është lajmëruar asnjë rast i tillë. Tentuam të sigurojmë përgjigje edhe nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, por pa sukses. Nga Agjencia në ueb-faqen e tyre informojnë se më shumë se 7 tonë ushqim i pasigurt me prejardhje të kafshëve dhe jokafshëve janë shkatërruar vetëm në maj të këtij viti. Në periudhën e njëjtë kohore janë realizuar 5.534 kontrolle inspektuese. Për parregullsitë e konstatuara, janë shqiptuar gjithsej 636 masa inspektuese./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori