Gjykata Supreme e Kosovës po i kryen rastet që i ka në punë pa kurrfarë pengese, pa gjyqtarët e EULEX-it, misionit më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian (BE).
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka thënë se ky mision ka stërzgjatur procedura, madje sipas tij, nganjëherë edhe nuk kanë bashkëpunuar.
“Kurrfarë pengese, ndoshta jemi më efikase dhe më mirë duke i trajtuar më shpejtë rastet sesa që i ka kryer EULEX-i, te na në Supreme jemi shumë më përpara se sa kanë qenë me EULEX-in në përfundimin e rasteve, kështu statistikat flasin”.
“Konsideroj se ata kanë stërzgjatur procedura, nganjëherë nuk kanë bashkëpunuar sa duhet se qëllimi ka qenë me punuar bashkë, në vazhdimësi ka qenë ndarja e gjyqtarëve të EULEX-it, gjyqtarëve vendorë që nuk ka qenë ndonjë koncept prej fillimit, për shkak se dy-tri vitet e fundit të gjithë gjyqtarët e EULEX-it kanë qenë të konfirmuar prej presidentit të shtetit si gjyqtarë. Këtu dhe ideja ka qenë me punuar bashkë. Megjithatë ka pas kontradikta, dilema”, tha Peci, për Ekonomia Online.
Kreu i Supremes pret që vendorët të tregojnë rezultatet, duke filluar prej hetimeve dhe akuzave kualitative.
“Po shpresoj se vendorët tash e kanë në dorë është pak kohë e shkurtër 1 vjeçare me treguar rezultate shumë të prekshme për shkak se një rast gjyqësorë duhet me filluar prej fillimit, prej hetimeve kualitative, aktakuza kualitative, prova të mira në mënyrë që me pas sukses deri në fund, kështu që një hallk me dështuar diku atëherë edhe suksesi i një rasti ka me dështuar deri në fund”.
Peci thotë se po mungojnë rezultatet konkrete te rastet e korrupsionit, ngase të akuzuarit nuk po marrin dënimin e merituar.
Në 27 raste të korrupsionit kjo gjykatë ka sugjeruar te gjykatat tjera ngase nuk i kanë aplikuar dispozitat e matjes së dënimit.
“Rezultate konkrete ka pak, për shkak se ata që po shpallen fajtorë nuk po marrin dënimin e merituar, bindja ime. Si Gjykatë Supreme na kemi miratuar një udhëzues për politikë ndëshkimore, e kemi bërë një analizë të rasteve të korrupsionit 27 rasteve, i kam sugjeruar gjykatave për shkak se nuk i kanë aplikuar dispozitat e matjes së dënimin, rrethanat lehtësuese, rënduese dhe po shpresoj që edhe me aprovimin e Kodit të ri Penal, janë ashpërsuar shumë dënimet”.
Me Ligjin e ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ai ka marrë kompetenca shtesë duke trashëguar edhe 22 mijë lëndë të papërfunduara.
“Me Ligjin e ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme unë kam me marrë përgjegjësi edhe për atë dhomë për shkak se nuk u parapa kryetari i Gjykatës deri tash ka ekzistuar kryetari i Dhomës së Posaçme që ka raportuar në Këshill Gjyqësor edhe unë si kryetar nuk kam qenë përgjegjës për atë Gjykatë. Me ndryshimet e fundit ata i kanë prur rreth 22 mijë raste të papërfunduara. Ka numër jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve edhe pse është shpallur një konkurs prej Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, tha ai.
Por angazhimi i gjyqtarëve për Dhomën po del të jetë problem, ngase ata nuk janë të interesuar që të jenë pjesë e saj për shkak të mungesë së përvojës, ngase Dhoma merret vetëm me rastet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
“Thash që jemi duke i trajtuar rastet e viti 2019, ndërsa Dhomën e Posaçme u shpallë konkursi për 9 gjyqtarë, është specifikë për atë Gjykatë për shkak se nuk don me shku kandidat me punuar në atë Gjykatë se është me çështjen e privatizimit edhe nuk kanë përvojë kështu të duhur. Herën e parë kur është shpallur konkursi për 7 pozita kanë konkurruar vetëm 4 kandidatë, kështu që kemi vështirësi me i plotësuar numrin gjyqtarëve në atë Gjykatë. Në anën tjetër duhet me shtuar stafin mbështetës”.
Ai thotë se gjyqtari në punën e tij sipas dispozitave është i pavarur dhe i paanshëm, por duke marrë për bazë se Kosova është shtet i vogël mund edhe të haset në ndikime nga jashtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë