LAJMI I FUNDIT:

Uji në Maqedoni, KRRE-ja kërkon marrjen e kompetencave nga komunat për vendosjen e çmimit

Uji në Maqedoni, KRRE-ja kërkon marrjen e kompetencave nga komunat për vendosjen e çmimit

Komisioni rregullator i energjetikës nga Qeveria do të kërkojë t’ua marrë kompetencat komunave për caktimin e çmimit të ujit. Ky institucion edhe tani është pjesë e procesit, por vetëm në caktimin e çmimit minimal dhe maksimal, ndërsa më pas fjalën kryesore e kanë këshillat e komunave. KRRE thotë se në këtë mënyrë do shkurtohen procedurat administrative, pasi këshillat më së shpeshti vendosin ta miratojnë çmimin më të ulët që është propozuar. Me këtë hap të KRRE-së do të rritej minimalisht pagesa mujore e qytetarëve për ujë.

“Nuk duhet të pritet rritje e çmimit për qytetarët. Rritjet do ishin minimale, flas për 10 deri 20 denarë në llogarinë për një muaj. Ose në nivel vjetor kjo është rreth 240 denarë. Vlerësoj se asnjë amvisëri nuk do e ndjejë rritjen e shpenzimeve prej 20 denarësh”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Qëllimi i kësaj sipas Bislimovskit është që ndërmarrjet e ujësjellësve të punojnë në mënyrë më efikase, t’i ulin borxhet e grumbulluara dhe në këtë mënyrë në afat më të gjatë do mundësohet ulja e çmimit për konsumatorët. Në mënyrë shtesë të priten edhe investime në infrastrukturën e ujësjellësve që sipas KRRE-së tashmë është e amortizuar.


“Të mos vijmë në situatë, për mos investimin në infrastrukturën e ujësjellësve, qytetarët në disa pjesë të ditës të mos kenë ujë. Dhe kur të shkojnë të blejnë një shishe ujë, ajo do u kushtojë aq. Shumë më tepër do kushtojë ajo sesa rritja e çmimit në nivel mujor. Mendoj se kjo do pranohet nga të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Një familje katër anëtarësh mesatarisht në muaj shpenzon rreth 10 metra kub ujë, thotë për ALsat, Bislimovski. Kjo mesatarisht kushton rreth 300 denarë në muaj pa shpenzimet për mbeturina. Ndryshe thuajse çdo komunë në vend ka ndërmarrjen e saj komunale dhe të ujësjellësit. Apo ata gjithsej janë diku rreth 80 ndërmarrje. Një pjesë e mirë e tyre janë ndërmarrje të vogla me disa të punësuar ose janë në kuadër të ndërmarrjeve për shërbime mortore. Qyteti i Shkupit ka çmimin më të lirë të ujit pasi ka ujë burimi. Qytetet me stacione filtrimi si Strumica, Prilepi, Koçani që kanë shpenzime edhe për rrymë, paguajnë ujë më të shtrenjtë në vend.

Nga Komisioni thonë se kjo do të thotë rritje minimale e çmimit të ujit, por shërbimet do të përmirësoheshin dhe qytetarët rregullisht do kenë ujë për pije./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori