Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri. Një i moshuar austriak është mashtruar nga një kosovare duke ia marrë miliona euro…
Duke filluar nga viti 2012, njohja në mes të austriakut 80-vjeçar dhe kosovares 32-vjeçe ishte shndërruar në një lidhje seksuale.
Një lidhje që duket t’i ketë kushtuar tepër shtrenjtë pensionistit nga Tiroli.
32-vjeçarja e kishte nuhatur me kohë se me 80-vjeçarin kishte kapur një pre të majme. Për nënën e dy fëmijëve e cila merr ndihma sociale, ishte një shans i mirëseardhur.
Kështu ajo kishte filluar t`i kërkonte të holla “të dashurit” të saj. Secilën herë ajo do të gjente ndonjë rrëfim të ri për destinacionin e parave që i nevojiteshin, shkruan tt.com, transmeton albinfo.ch.
Njëherë ishte fjala për pagesën për një pasaportë, pastaj i duheshin para për rregullimin e dhëmbëve dhe, së fundi, për të trajtuar sëmurjen akute që po kalonte nëna e saj në Kosovë.
80-vjeçari paguante pa e bërë të madhe, por kërkonte që ajo të vinte nënshkrimin në dëshminë e secilës pagesë. Ai pra mbante një evidencë të rregullt mbi pagesat dhe thotë të ketë qenë i sigurt se paratë në fjalë do t`i ktheheshin dikur.
Kjo veç tjerash për faktin se 32 vjeçarja e kishte siguruar se nëna e saj e kishte trashëguar një shtëpi të madhe në Kosovë dhe se kishte miliona në konto.
Kjo histori dhurimesh të parave ka vazhduar plot gjashtë vjet ose është përmbyllur nga mesi i vitit 2018 kur pensionistit tashmë i mungonin hiç më pak se 2.2 milionë euro.
Kështu ai më në fund kishte bërë kallëzim penal në Gjykatën e Landit.
Shqiptarja nga Kosova e akuzuar për mashtrim profesional, para gjyqit ka thënë se vuan nga varësia prej lojërave të fatit dhe se të gjitha paratë, thjesht, janë zhdukur.
Prokurori, duke vlerësuar se për sa kohë mund ta fitojë një qytetar normal atë shumë parash nga puna e ndershme, ka kërkuar dënim sa më të ashpër për të akuzuarën.
Në fund, trupi gjykues i shqiptoi kosovares një dënim prej katër vjetësh burg. Dënimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova