Kisha pak kohë që isha emëruar ipeshkëv në Rrëshen, rreth gjashtë muaj, dhe një ditë më bie telefoni.
– Alo!
– Dom Gjergji?
– Po – i them – kush është?
– Unë jam N.M. nga Mirditia dhe jetoj në Itali. Ketë verë martohem dhe kam dëshirë të konsultohem për diçka të rëndësishme me ty.
– Po më thuaj!
– Jo jo në telefon. Më mirë po vij me babën dhe të fejumen e flasim nga afër.
Në përgjithësi në këto raste konsultat janë çështje dokumentesh, pagëzimi, orari i Kishës etj. Por isha gabuar. Konsulta kishte të bënte me diçka tjetër. Ata erdhën një ditë dhe u takuam.
– Dom Gjergji – ia nisi i ati – jemi në një dilemë të madhe. Djali thotë se nuk don që në dasëm, gjatë banketit, në valle, të hidhin lekët, as kur të kërcejë çifti e as në moment të tjera. Unë nuk di çfarë të them. Djalit nuk dua t’ia prish, por nuk e di si do të përballem me njerëzit dhe fjalët e tyre. Çfarë mendon ti?
Pasi u mendova pak u thashë:
– Kjo nuk është një gjë me të cilën merret Kisha. Këto janë probleme të familjes dhe mënyra se i zgjidhni është një vendim i juaj. Por, ndoshta për t’ju ndihmuar në zgjedhjen më të mirë po ju them dy gjëra.
E para që hedhja e parave në dasma nuk është zakon i joni, por një shpikje që nuk e dimë se nga ka ardhë. Dhe e dyta, mund t’ju them se çfarë kam bërë unë dhe familja ime.
Para një viti pak a shumë, unë kam martuar motrën dhe sikurse e don zakoni, të mërkurën para dasmës mblodhëm kushrinjtë për të ndarë thirrsat. Pasi ndamë ftesat dhe detyrat e secilit, unë me vëllanë e motrën hodhëm për diskutim, me të gjithë kushërinjtë tanë, këtë ide që po thoni ju. E diskutuam gjatë. Kishim bërë shumë dasma në fis. Nëse do të vendosnim për jo do të ishte një shkëputje nga ajo çka ishte bërë deri tani. E kështu do të përballeshim me opinionin. Pothuajse të gjithë kushërinjtë e mbështetën idenë dhe motivi ishte ky: lekët që fitojmë janë frut i djersës dhe është një gjë e padrejtë që këto lekë të shkelen me këmbë. Prandaj ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në dasmat tona. Nëse dikush do të flasë është i lirë, por kjo është zgjedhja jonë. Dhe familja ime e vendosi këtë gjë, pa ditur se si do të reagonin njerëzit.
Mund të them se pas dasmës, ndërsa pëcillnim njerëzit, të gjithë ishin të entuziazmuar nga kjo zgjedhje dhe se do të donin ta bënin edhe në dasmat e tyre.
Tani si ipeshkëv unë nuk mund t’ju them asgjë, e dini vetë. Por nëse kjo dëshmi personale e imja ju ndihmon atëherë ecni përpara e do të keni mbështetjen time.
Aty e mori fjalën djali dhe tha:
– Dom Gjergj unë punoj në Itali prej vitesh dhe e di se sa na kushton paraja që marrim me punë. Prandaj, kam menduar që të marr këtë vendim dhe të mos lejoj të hidhen para gjatë banketit. Kush ka ardhur e ka sjellë dhuratën e tij e nuk ka nevojë më të nxjerrë para.
U ndamë. Pas disa kohësh e takoj të atin e djalit dhe i them:
– Hë si shkoi?
– Për bukuri dom Gjergj. Bëmë ashtu si kishe bërë edhe ti. Në fund të dasmës vetëm njëri nga të ftuarit (kisha rreth 270 vetë) më tha: “Heu er burrë po ta kishim dijtë se nuk hidhen lekë t’i kishim fut në zarf” . “A ke nevojë për zarf – i thashë duke qeshur?” Qeshi edhe ai dhe kështu përfundoi puna. Po ty të faleminderit për fjalën”.
Qesha edhe unë e u ndjeva mirë që ndoshta dalëngadalë fillojnë e hiqen disa teprime dhe gjëra të panevojshme që na kanë mbetur nga kushedi se nga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale