LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë që të kihet kujdes me shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.