LAJMI I FUNDIT:

A duan qytetarët zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë?

A duan qytetarët  zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë?
Foto: Arkiv

Përveç opozitës e cila ka kohë që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duket që edhe qytetarët kanë dispononim që zgjedhjet të mbahen brenda këtij viti.

KosovaPress ka realizuar një anketë, ku 1309 respodentë janë pyetur nëse duhet të ketë zgjedhje parlamentare brenda këtij viti.

Nga 1309 respodentë, 981 ose 75 përqind kanë votuar pro zgjedhjeve,  274 ose 21 përqind, kanë votuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë vit dhe 54 persona ose 4 përqind, kanë votuar se nuk e dinë.


Përndryshe, koalicioni qeveritar vazhdon të insistojë se kanë një qeverisje stabile, megjithatë kur është çështja te votimi i ligjeve, Kuvendi ka kohë që ka probleme me mungesë kuorumi. Kjo për shkak të largimit nga koalicioni të Listës Serbe, gjë që ndodhi pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, por edhe të opozitës që lëshon seancat.

Në anën tjetër është opozita që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Ata madje kanë ngritur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Përfaqësues të ndryshëm të opozitës janë të bindur që brenda këtij viti do të ketë zgjedhje, derisa shtatorin e shohin si muaj ku mund të rrëzohet qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori