Elda Maliqi një model i të rinjve për tu ndjekur në diasporë, gjimnastja gjilanase që fasionoi gjithë Norvegjinë
Quhet Elda Maliqi dhe është vetëm 17 vjeçare, por emri i saj tashmë është i njohur në gjithë Skandinavinë.
Gjimnastja Maliqi e cila vjen nga qyteti i Gjilanit është anëtare e klubit të Gjimnastikës ritmike Borge Turnforening në Norvegji.
Së fundmi ajo u përzgjodh në mesin e dhjetë gjimnasteve më të mira, teksa në një rrëfim për Gazetën Sheshi ajo shpjegon se si nisi hapat e parë e deri te suksesi i arritur.
“Me gjimnastikë kam filluar të merrem nga mosha 6 vjeçare dhe kjo falë meritës së prindërve dhe instruktores time italiane Elisa. Gjimnastika ritmike është një sport tashmë jo pak i njohur dhe me shumë të ardhme. Tashmë më është bërë si një shtëpi e dytë, teksa instruktoret dhe tashmë nxënëset e mija janë si familje e dytë për mua”, deklaroi Maliqi.
Në garat nacionale të mbajtura tashmë së fundmi në muajin Qershor, Elda u përzgjodh në mesin e dhjetë më të mirave të vendit, një sukses i jashtëzakonshëm nga gjimnastja gjilanase.
“Jam plasuar në mesin e dhjetë gjimnasteve më të mira në garat nacionale të mbajtura së fundmi në muajin Qershor. Për këtë kam punuar mjaft shumë, madje deri në katër orë në ditë. Është një sukses që më gëzon jo pak mua dhe njëkohësisht një motivim i madh që të vazhdoj edhe më fuqishëm në të ardhmen”, potencoi Maliqi.
17-vjeçarja Maliqi njëherit tashmë është edhe instrukturore e cila mëson gjimanstet e reja, teksa ka një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë.
“Është një nder dhe privilegj që të jem instruktore e nxënëseve të reja. Është një sport shumë i shëndetshëm dhe atraktiv. Ju sugjeroj të gjithë të rinjve që të merren me këtë sport sepse është shumë i dobishëm në rend të parë për shëndetin dhe më pas fitimin e kulturës, edukatës sportive dhe elementeve të tjera biopsikosociale”, potencoi Maliqi.
Ditë më parë gjimnastja e talentuar u prit edhe nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në kuadër të Ditëve të Mërgatës duke marrë shembullin e Eldës si një model për të rinj në diasporë.
Ajo gjithashtu planifikon që në një të ardhme të afërt të vij në Kosovë dhe të mbaj instruksione për gjeneratat e reja që ta njohin më mirë këtë sport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona këmbëngul për ‘klauzolë anti-saudite’ të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve
Ronaldo thotë se Man City do të ketë ‘frikë’ nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve
Milani rrit sërish ofertën për Gimenez – zbulohen detajet
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve