Në Klinikën Infektive në QKUK janë trajtuar 270 pacientë me Hepatit B dhe C vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti. Mjekët thonë se nëse nuk zbulohet me kohë hepatiti, atëherë ajo mund të jetë sëmundje vdekjeprurëse.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë se Hepatiti B dhe C janë infeksione të mëlçisë, të cilat mund të rrezikojnë edhe jetën e pacientëve.
“Pacientë kemi gjatë gjithë vitit, edhe me Hepatit B, edhe me Hepatit C. Po ashtu kemi edhe me cirroza të mëlçisë si pasojë e Hepatitit B dhe C. Momentalisht i kemi diku 270 raste, të cilat i trajtojmë me terapi antivirale, me tenofovir. Po ashtu kemi raste të cilat trajtohen edhe me terapi antivirale për Hepatit C që në shumicën e rasteve i trajtojmë në mënyrë ambulantore. Ka mjaft numër të madh të rasteve me hepatite, mirëpo deri diku janë mirë të menaxhuara. Virusi i Hepatiti B dhe C është sëmundje e cila mund të ketë një ecuri jo të mirë më vonë”, ka thënë ajo, për “Zërin”.
Ajazaj-Berisha ka treguar se në momentin që një person diagnostikohet me Hepatitin B, atëherë ata ua kërkojnë edhe familjarëve të tij që të testohen.
“Për fat të mirë që prej vitit 2003 ka filluar edhe vaksinimi i rregullt për Hepatit B dhe prej këtij viti të gjithë fëmijët janë të vaksinuar. Në momentin që te ne diagnostikohet një rast me Hepatit B për herë të parë, ne kërkojmë që të testohen të gjithë anëtarët e familjes dhe kërkojmë vaksinimin e atyre që janë negativë, në mënyrë që gradualisht të vaksinohet e gjithë popullata, e cila nuk ka marrë vaksina”, ka thënë ajo.
Sipas saj, mjekët janë duke u munduar t’i sensibilizojnë qytetarët, në mënyrë që edhe ata që janë negativë të vaksinohen dhe të mbrohen nga kjo sëmundje.
Ajo ka thënë se si klinikë e kanë terapinë adekuate për Hepatit B dhe C, ndonëse për këtë të fundit nuk ka vaksina.
“Hepatiti B dhe C janë sëmundje që mund të kenë një ecuri pak më të rëndë klinike, mirëpo të gjitha rastet të cilat lajmërohen me kohë te ne menaxhohen, kompletohen me analiza laboratorike, në mënyrë që të parandalohet ecuria e mëtejme e sëmundjes dhe prokredimi në drejtim të cirrozës. Për fat të mirë ne në klinikë e kemi terapinë adekuate. Sa i përket Hepatitit C nuk ka vaksinë, mirëpo të gjithë pacientët që diagnostikohen me Hepatit C ne i japim rekomandime se si duhet të mbrohen anëtarët e tjerë të familjes”, ka thënë ajo.
Nga mjekë e nga Organizata Botërore e Shëndetësisë disa herë është kërkuar që qytetarët të lajmërohen me kohë te mjeku, në mënyrë që edhe ecuria e trajtimit të shkojë më mirë.
Hepatiti B është infeksion i mëlçisë, i cili vlerësohet se përhapet nga nëna te fëmija gjatë lindjes nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar ose gjatë procedurave mjekësore, kirurgjike dhe dentare. Kurse Hepatiti C transmetohet duke injektuar drogë nëpërmjet shkëmbimit të pajisjeve të injektimit, ndërsa në institucionet shëndetësore transmetohet për shkak të ripërdorimit ose të sterilizimin joadekuat të pajisjeve mjekësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin – dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak