LAJMI I FUNDIT:

Deponia e re nga Tetova drejt Falishtes

Deponia e re nga Tetova drejt Falishtes

Një grup qytetarësh që kanë shtëpitë dhe bizneset përgjatë rrugës nga Tetova drejt Falishtes kanë reaguar se po krijohet një deponi e re ilegale. Për shkak të mbetjeve të depozituara në një vend të rrethuar ata bllokuan komunikacionin për gjysmë ore.

“Për shëndetin është i dëmshëm për të pasur kaq shumë mbeturina. Ka shumë bimë dhe një vendbanim me shtëpi të reja. Era dhe tymi nuk lejojnë jetesën normale. Ka mbi 10 fabrika me rreth 200 njerëz që punojnë këtu”, thonë qytetarët.


“Të largohen mbeturinat nga këtu urgjentisht, sepse është pa pëlqimin tonë. Ne kemi investuar shumë para këtu, ndërsa nga komuna ne marrim mbeturina në lagje”, thonë biznesmenët.

Nga Ndërmarrja Publike e Shërbimeve Tetovë thanë se ky vend është për ngarkim si një masë e përkohshme. Sipas tyre, nuk do të ketë erë atje, sepse mbeturinat nuk lihen për më shumë se 7 orë, pas së cilës dërgohen në deponinë e Drislës./Telegrafi/