Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, në përfundim të misionit të saj në Kosovë.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë kultivuar që nga fillimi i punës së këtij misioni, e në mënyrë të veçantë gjatë periudhës sa ky mision udhëhiqej nga Papadopoulou.
“Veseli falënderoi drejtuesen e deritashme të EULEX-it për mbështetjen që ky mision dhe vet znj. Papadopoulou i kanë dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e institucioneve vendore për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e saj në krye të këtij misioni.
Alexandra Papadopoulou, nga ana e saj, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa shprehu kënaqësinë për vitet e kaluara në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Kuvendit, Veseli, i uroi Papadopoulou suksese në detyrat e saj të reja në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251