LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore

Limaj: Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Srebenicës.

Limaj në një postim në Facebook, ka shkruar se 24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit.


Ai tha se qytetarët e Kosovës e ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenivës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me dhimbje të madhe rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm, burra e gra, pleq dhe të rinj të cilët përjetuan një gjenocid të paparë.

Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenicës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/