Poezi nga: Jacques Prevert
Përktheu: Faslli Haliti
Ti do të vish në shtëpinë time
Që s’është shtëpia ime
S’e di se kujtja është
Hyra rastësisht një ditë në të
S´kishte njeri
Kishte vetëm disa piperka të varura në një mur të bardhë
Jetova gjatë në këtë shtëpi
Kurrë s’erdhi kush
Dita ditës
Të prita
S´bëja asgjë
Asgjë serioze dua të them
Ndonjëherë në mëngjes
Lëshoja britma shtazarake
Pëllisja si i tërbuar
Me sa fuqi kisha
Dhe kjo më kënaqte vërtet
Pastaj luaja me këmbët e mia
Janë shumë inteligjente këmbët
Të çojnë shumë larg
Kur ti do të shkosh larg
Dhe kur s’do të largohesh
Rrinë aty e të bëjnë shoqëri
Dhe kur ka muzikë kërcejnë
Asnjë vallëzim pa to
Duhet të jesh kafshë si ç´është shpesh njeriu
Për të thënë gjëra kaq kafshërore
Kafshë që arsyeton me këmbë i gjallë si një zog dëbore
Aspak s´është i gjallë pastaj zogu i dëborës
Është i gjallë vetëm sa është gjallë
Është i trishtuar kur është i trishtuar ose as i gjallë as i trishtuar
Ç´dimë ne për një zog dëbore
Por as që quhet i tillë ai
Vetë njeriu e ka quajtur kështu këtë zog
Zog dëbore zog dëbore zog dëbore
Sa kuriozë janë emrat
Martin Hugo Viktor emri
Bonaparti Napoleon emri i tij
Pse kështu dhe jo ashtu
Një kope bonapartësh përshkon shkretëtirën
Perandori quhet Dromedario
Ka një kalë prej kase dhe disa kaseta për vrapim
Galopon larg dikush që ka vetëm tri emra
Tim Tam Tom dhe fare mbiemër
Pak më larg akoma ndodhet s´e di kush
Shumë më larg akoma ndodhet nuk e di çfarë
Por e gjithë kjo ç´rëndësi ka
Në shtëpinë time ti do të vish
Unë mendoj për tjetër gjë dhe mendoj vetëm për këtë
Dhe kur do të jesh futur në shtëpinë time
Ti do t´i zhveshësh rrobat e tua
Dhe me buzën tënde të kuqe dhe lakuriqe do të mbetesh
Si piperkat e kuqe mbi murin e bardhë
Dhe pastaj do të shkosh në shtrat dhe unë do të shtrihem bri teje
Pikërisht kështu
Në shtëpinë time që s´është shtëpia ime ti do të vish.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës
Perandorët dhe strategët ilirë të Romës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles