Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të BE-së.
Sipas tij, ky bashkëpunim dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së me synimin që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovës.
“Sot veç i kemi thënë lamtumirë në kuptimin e angazhimeve që ka pasur këtu, pasi që ishte takimi i fundit. Një punë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer që ka qenë i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e Bashkimit Evropian, me synimin tonë të qartë që të ndodh sa më shpejt liberalizimi i vizave, por edhe perspektiva konkrete evropiane”, tha Thaçi.
Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, në takim lamtumirës gjatë ditës është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.
Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacion i suksesshëm në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro
“Ti je hajn e shpifës”, “Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje – përplasje mes Bajramit dhe Thaçit
Aksident në rrugën Veles – Shkup, lëndohet një 31-vjeçar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251