LAJMI I FUNDIT:

Personat mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

Personat mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

Ekspertët australianë kanë publikuar një raport i cili tregon se personat mbi moshën 40-vjeçare performojnë më së miri kur punojnë vetëm tri ditë në javë.

Ky studim për synim ka pasur t’i analizojë aftësitë kognitive të punëtorëve më të vjetër dhe i ka ekzaminuar 3,500 femra dhe 3,000 meshkuj, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve ka analizuar memorien e tyre, logjikën abstrakte dhe ekzekutive, si dhe ua ka matur performancën kognitive në mënyrë që ta shohin produktivitetin në vend të punës.


Ata kanë zbuluar se efikasiteti i tyre është rritur kur ata kanë punuar 25 orë në javë dhe është zvogëluar dukshëm kur ata kanë punuar 55 orë në javë.

Veç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se orari i punës ndikon në nivelin e stimulimit intelektual dhe dukshëm ndikon në funksionet kogntive. /Telegrafi/