Për më shumë se dy orë, Shëngjini është përfshirë nga një stuhi e fortë, e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Shumë tenda lokalesh, xhama automjetesh, por edhe karrige e tavolina janë rrëzuar nga era, e cila ka qenë tepër e fortë.
Një prej banorëve thotë e nuk e kanë parë ndonjëherë një stuhi të tillë.
“Në momentin që ka ndodh stuhia ne ishim duke mbyllur tendat, jemi trembur shumë. Ka pasur pak dëme te biznesi dhe tek makinat, por shyqyr që nuk pasur dëme në njerëz”, është shprehur një prej qytetarëve.
Ndërsa një pronar lokali, ku dëmet kanë qenë të mëdha tregon se ishte e pamundur të ndërhyje, sepse era e fortë merrte përpara gjithçka.
“Vazhdoj për gati dy orë, filloj me një shi të lehtë dhe pas gati një çerek ore ishte një furtunë e madhe. Dolëm nëpër ballkone por ishte e pamundur të dilje jashtë sepse era e fortë filloj të merrte karrige, tavolina. Edhe njerëz nuk kishte në qarkullim. Në fakt edhe këto dëmet këtu i kemi dëgjuar si një kërcitje por nuk dilnim dot ti shihnim”, ka thënë një tjetër banor.
Por kjo ka ndikuar edhe te pushuesit. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe