Bardh Frangu
Meqë edhe filozofin Blerim Latifi, edhe historianin Daut Dauti jo vetëm që i kam miq në FB, por i njoh edhe personalisht, po ndërhyj në polemikën mes tyre me shpresë se nuk do të keqkuptohem, ndërsa që të kuptohem pak rëndësi ka.
Shkrimin e Dautit për shqiptarët dhe polakët e lexova para reagimit të Blerimit dhe e pëlqeva sigurisht, sikundër që pëlqej gati të gjitha shkrimet e Dautit, por dhe të Blerimit, me ndonjë përjashtim.
Natyrisht që të shkruaj më nxiti edhe fakti se tek ne kjo frymë polemizuese edhe mungon, por edhe kur është e pranishme, si në këtë rast, deformon objektin referues. Sigurisht që motivi më i madh është fakti që nuk e pëlqeva as reagimin e Blerimit e as reagimin e Dautit, prandaj po e ndjej të nevojshme të shpjegohem këtu. Gjuha që përdorin për njëri-tjetrin është një gjuhë denigruese, tipike për polemikat në letrat tona, prandaj edhe nuk i pëlqeva këto dy reagime, përkundër që edhe si të tilla janë të nevojshme për shoqërinë tonë të mbyllur, ku individi mbron me fanatizëm të drejtën e vet ekskluzive.
Që të shpjegohem për rastin Blerimi; përkundër që është një këshilltar i një kryeparlamentari, në shkrimet e tij kjo nuk vërehet gati fare, përkundrazi, Blerimi poston shkrime mjaft kritike për politikën dhe për dukuri e fenomene shoqëror në përgjithësi, për çka e bën të dallohet nga dy kolegët e tij, gjithashtu filozofë, Blerim Shala i heshtur pranë gjarprit dhe Halil Matoshin që i thurë ode shefit të tij në mënyrën më të përgaztë të mundshme. Shi për këtë në këtë faqen tonë, ku kam shumë miq të respektueshëm, shkrimet e Blerimit i konsideroj shumë me vlerë.
Shumë i vlerësoj edhe shkrimet e Daut Dautit.
Vlerësoj që Dauti kishte të drejtë në shkrimin e tij për shkakun se i takonte një fryme të oponencës sonë kombëtare, frymë kjo e nisur që nga Konica dhe e vazhduar fare zbehtë nga pak autorë tjerë në letrat tona. Pikërisht kjo frymë kishte bërë që të ishin kaq agresivë kundër Dadutit shumë tipa që përkrahnin pa kusht reagimin e Blerimit dhe si të tillë sigurisht nuk i bënin nder reaguesit, përkundrazi. Ndryshe dihet se të gjithë ata intelektualë të huaj që vizituan Shqipërinë kanë shfaqur bindjet e tyre për tiparet, karakteristikat dhe veçoritë e popullit tonë. Dhe nuk ishin të pakët ata që popullin tonë e nxorën në një pamje shumë negative. Vetë filozofi i madh dhe idhulli i shumë shqiptarëve, Karl Marx, ishte shprehur për ne shqiptarët si për një popull barbar. Mbase i fundit nga ta është suedezi Ulmar Kvick, i cili shkroi edhe librin “Më shumë heroizma se grurë”, një titull ky i huazuar nga një varg i një poezie të Ismail Kadaresë e që tingëllon në mënyrë shumë cinike. Ulmari, një albanolog dhe një mik i madh i shqiptarëve në librin e tij sjell shembuj se si ne shqiptarët jemi dyqind vite pas suedezëve.
Kështu, esenca e shkrimit të Dadutit ishte se shkolla është institucion ku mësohet edhe kultura. Ndërsa ky institucion, në raport me polakët është tepër i vonshëm tek ne, nënkupton edhe dallimet në kuptimin e një sistemi të vlerave.
Që të mos ngulim këmbë në të drejtat tona ekskluzive, mirë është të mësohemi të respektohemi në dallime dhe në vend që të mposhtim kundërshtarin me logjikën ad hominem, e cila tashmë është dashur të tejkalohet në rastin e polemikave tek ne, të shërbehemi me argumente, përkatësisht me kokëfortësinë e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite