LAJMI I FUNDIT:

Energjike si Valentino, shtëpia e modës sjell koleksionin e ri (Foto, Video)

Energjike si Valentino, shtëpia e modës sjell koleksionin e ri (Foto, Video)

Maria Carla Boscono, Kaia Gerber, Gigi Hadid, Vittoria Ceretti dhe Adut Akech thyen heshtjen duke e prezantuar ekstravagancën dhe individualitetin e krijuar nga Valentino, në formën e tyre më të pastër e më të fuqishme…

Valentino është një tjetër shtëpi mode që prezantoi koleksionin e ri ‘haute couture’, për sezonin vjeshtë-dimër 2019-2020.


Rebel dhe njëkohësisht klasik, ky koleksion është një gamë madhështore veshjesh fantastike të krijuara mjeshtërisht nga drejtori kreativ, Pierpaolo Picioli.

“E vetmja mënyrë për të krijuar modën e lartë ditët e sotme është përqafimi i identiteteve dhe kulturave të ndryshme të grave”, këto janë fjalët që Pierpaolo ka përdorur për të prezantuar koleksionin e ri të prezantuar së fundmi në kryeqytetin e modës.

Puplat, thekët prej cope dhe frudat elegante të mëndafshit sjellin frymëzimin nga format dhe stilet vintage në ditët e sotme. Një koleksion që kombinon anën më të gëzuar dhe më të gjallë të modës etnike, me kulmimin e linjave ‘haute couture’ në hije pasteli.

Piccioli konsiderohet si i vetmi që di të luajë me ngjyrat dhe modelet trandicionale në një harmoni ta pazakontë, duke i kthyer ato në një ylber të përsosur.

Roza, roza më e fortë, jeshilja, e kaltra, e kuqja dhe e zeza krijojnë kontrastet më të veçanta në një mënyrë që i përket vetëm modës së lartë…

Gjithashtu, printet e kafshëve të realizuara në formën më elegante e aspak banale vijnë të kombinuara me të florinjtën dhe të bardhën e perlave.

Jo vetëm veshjet, aksesorët ishin ato që morën gjithashtu vëmendjen e adhuruesve të modës gjatë shfaqjes, muzat e famshme të markës dukeshin kaq bukur me to!

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori