LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë

Policia konfiskon kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë

Policia turke në rajonin e Detit të Zi, në qytetin Bolu, sekuestroi substancën radioaktive kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë, që përdoret për armë bërthamore dhe për termocentralet atomike.

Zyra e guvernatorit në Bolu është prononcuar përmes një deklarate në të cilën thuhet se Departamenti i Policisë kundër trafikimit dhe krimit të organizuar ndërmori një operacion gjigant për këtë çështje, përcjell atsh.

Policia gjeti 18,01 gram të substancës radioaktive kalifornium.


Substanca e sekuestruar kap vlerën e 72 milionë dollarëve, ndërsa sasia e konfiskuar e substancës në fjalë është dorëzuar në Agjencinë Turke të Energjisë Atomike.

Lidhur me sekuestrimin e substancës janë arrestuar pesë persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.