LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet koleksioni mbresëlënës Haute Couture i Dolce & Gabbana në Palma di Montechiaro (Foto, Video)

Prezantohet koleksioni mbresëlënës Haute Couture i Dolce & Gabbana në Palma di Montechiaro (Foto, Video)

Praktikisht, një qytet i tërë u rimodelua në mënyrë që Dolce&Gabbana të prezantonte koleksionin Haute Couture

400 klientë të shtëpisë së modës me bazë në Milano udhëtuan drejt Siçilisë, prej kohësh një burim frymëzimi për Dolce & Gabbana

Kjo është hera e tretë që dizajnerët e famshëm zgjedhin Siçilinë për të prezantuar një koleksion të tillë, pas prezantimit në Taormina (2012) dhe atij në Palermo (2017).


Në Palma di Montechiaro, Agrigento, Siçili – vend i cili u zgjodh për shkak të vendlindjes së Giuseppe Tomasi Di Lampedusa, shkrimtarit të “The Leopard” – u prezantua koleksioni i bizhuve të çmuara me gurë diamanti, rubini, ari, argjendi dhe jo vetëm.

Të shumtë qenë banorët që hodhën petale trëndafili nga ballkonet, ndërkohë që vizitorët shijonin magjinë e modës së lartë dhe punimet ekskluzive të D&G, të përbëra nga gurët më të çmuar dhe më të shtrenjtë, të punuar me dorë përmes teknikave të veçanta.

Dolce & Gabbana Haute Couture u prezantua për herë të parë më 5 korrik dhe do të vazhdojë sot dhe dy ditët e ardhshme.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!

Psikoprofil
Rrudhat e fytyrës luftohen me këto ushtrime gjimnastikore

Rrudhat e fytyrës luftohen me këto ushtrime gjimnastikore

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Frizura e cila na ka entuziazmuar: Gërsheti në formë gaforreje – hit për të gjitha rastet

Frizura e cila na ka entuziazmuar: Gërsheti në formë gaforreje – hit për të gjitha rastet

Flokë dhe stil
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori