Me 5 korrik të vitit 1990 forcat serbe kishin mbyllur me dhunë Radio Televizionin e Prishtinës, duke i krijuar Kosovës një terr informativ . Sot pas 29 vitesh Qemajl Sokoli, drejtor i Produksionit, e kujton kohën kur u mbyll media në të cilën ai punonte.
Janë bërë 29 vite prej kur është mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës.
Por, Qemajl Sokoli e mbanë mend si sot atë ditë kur regjimi serb i kishte vënë drynin kësaj shtëpie mediale.
“Të gjithë punëtorët e RTP-së që kemi qenë kemi dashur të mbajmë një mbledhje propaganduese që botës mi tregua se çfarë po ndodh me Kosovën. Mua me disa shokë na kanë gjetur në sallë, kurse xhiruesi që ka shkuar për ta marrë kamerën e kanë arrestuar dhe kanë hyrë brenda me forcë dhe e kanë ndërprerë programin në orën 15:15 minuta”, thotë për RTV Dukagjinin, Qemajl Sokoli.
Sokoli që ishte drejtor i produksionit në RTP, tregon se si i fshihnin nga autoritetet serbe programet festive të cilat ishin të frymës kombëtare.
“Ne është dashur ta ruajmë emetimin e programit pasi Komisioni i Komitetit ka thënë se nuk duhet të shkojë ai program, mirëpo ne kemi pas vendosur që atë program ta lëshojmë në transmetim me çdo kusht. Kasetën tjetër ia kemi dorëzuar Komisionit e tjetër kasetë kemi futur në transmetim”, tregon më tej, Qemajl Sokoli, përcjell Telegrafi.
Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës, 1300 punëtorë shqiptarë kishin mbetur në rrugë, ndërsa Kosova kishte pësuar një terr informativ.
Ndërkaq përmes një konference, gjatë ditës këshilli Organizativ i RTP-së bëri të ditur se Gjykata e Strasburgut për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, ka urdhëruar Republikën e Serbisë që të paguaj për secilin punëtor nga 33,150 euro dhe një dënim prej 10,000 eurosh për secilin, në të kundërtën kjo gjykatë do të ndëshkoj Serbinë me kamata bankare ditore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje