LAJMI I FUNDIT:

Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, Arifi ia hedh fajin Qeverisë

Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, Arifi ia hedh fajin Qeverisë

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, fajin për mos fillimin e punëve rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin Reçicë e Vogël, e ka hedh tek Qeveria.

Sipas saj, ajo që është detyrë e komunës së Tetovës është përmbushur, sa i përket projektit dhe lejes për ndërtimin e shkollës, por Qeveria ende nuk ka ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle.
Gjatë fushatës parazgjedhore, vet kryeministri Zaev dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, premtuan se, shkolla fillore e fshatit Reçicë së shpejti do të fillojë me ndërtim, por njashtu sikurse edhe shumica e premtimeve të tjera, edhe ky mbeti vetëm premtim.


Kryetarja Arifi këto komente i bëri gjatë inaugurimit të asfaltimit të rrugës në Reçicë të Vogël, e cila ka pritur tani e pesë vite për tu asfaltuar, pas dëmtimit të të njëjtës, gjatë vërshimeve të vitit 2015.

“Projektin sa i përket ndërtimit të shkollës e ka përpunuar komuna e Tetovës, i ka dhënë lejen për ndërtim dhe lejet tjera të nevojshme dhe tani është me rëdnësi se Qeveria duhet të vendos se me cilin buxhet dhe cilin fond do e financojë, pra siç na është thënë, punohet që të realizohet sa më shpejtë” deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori