Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, së bashku me delegacionin me përfaqësues nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit të cilët po qëndrojnë në Kosovë, kanë vizituar Agjencinë e Menaxhimin Emergjent dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në një njoftim për media, thuhet se në vizitën e realizuar në AME, delegacioni nga shteti i Katarit u prit nga kryeshefi i kësaj Agjencie, Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij, që prezantuan para të pranishmëve punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Menaxhimin Emergjent.
Siç thuhet në njoftim , përfaqësuesi i delegacionit, Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, shprehi gatishmërinë e shtetit të Katarit për të ofruar ndihmë në pajisje dhe trajnime në avancimin e mëtejmë të AME-së.
“Për të parë më afër ambientin dhe kushtet e punës, vizita e delegacionit nga Katari vazhdoi tek Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë. Më pas, zëvendësministri Shkodra, së bashku me delegacionin mysafir vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë takimit mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrës së bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ligj-zbatuese në mes të AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.
“Delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të rekrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në AKSP. Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër ambientin e Akademisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025