Chris Irvine / Fox News
Presidenti i Shqipërisë, ditë e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot”.
Ilir Meta tha se Sorosi, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.
Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Unë nuk e dëgjova me vëmendje [Kryeministrin hungarez] Viktor Orban në janar të vitit 2000, kur flisja me dashuri për George Sorosin sepse me thënë të vërtetën ai na ndihmoi kur ishim në opozitë dhe [Orbani] më tha: Ki kujdes sepse ai nuk është dhe aq demokratik dhe shpesh komploton kundër demokracisë“.
Ai gjithashtu iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian – duke u bërë thirrje diplomatëve “të mos bëhen qesharakë dhe të mos luajnë me Kushtetutën tonë”, kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.
Meta kishte provuar më parë të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ato do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila bojkotoi votimin.
Por, kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet urdhëroi të dielën zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit lokal dhe partia e tij pritet të marrë shumicën e votave me një diferencë të konsiderueshme. Rezultatet paraprake u pritën të martën, por u vonuan.
Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.
Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët.
Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra.
Ligjvënësit e qendrës së djathtë së opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament dhe kanë udhëhequr protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.
Financuesi hungarez-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA.
Qeveria kombëtare e Hungarisë vitin e kaluar kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje