LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Skënder Skënderit për 2 Korrikun: Deklaratën e Pavarësisë e fotokopjoi një serb (Video)

Rrëfimi i Skënder Skënderit për 2 Korrikun: Deklaratën e Pavarësisë e fotokopjoi një serb (Video)

Janë bërë 29 vite që kur përmes një deklarate, delegatët e Kuvendit të asaj kohe, shpallën Kosovën njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. 

Skënder Skenderi ishte njëri ndër delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut kur u shpall Deklarata e Pavarësisë.

Ai thotë se para se të shpallej Deklarata e Pavarësisë, delegatët kishin pasur takime të shpeshta në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës.


“Në dhomën ku jemi është pru çdo vendim nga grupi bukur i madh i delegatëve. Në këtë vend është folur lirisht pasi shtëpia ka qenë e sigurt nga përgjimet”, thotë për RTV Dukagjinin, Skënder Skenderi.

Skënderi thotë se mes deputetëve kishte marrëveshje që nëse njëri do të vritej, deklarata do të lexohej me radhë nga deputetët e tjerë qoftë edhe nëse vriteshin të gjithë me radhë deri në fund.

Ai thotë se pikërisht këtë deklaratë e kishte shumëzuar një serb.

“Vet personalisht kam qenë te një fotokopje e kohës, që ishte gati te spitali. Aty kam shkuar dhe serbi e ka shumëzuar këtë deklaratë. E ka dhezur makinën dhe ne kemi pritur 12 minuta deri është nxehur dhe më pas i ka kopjuar 100 copa të Deklaratës”, shton më tej ish-delegati.

Pas shpalljes së deklaratës, ai thotë se ka pasur mobilizim të madhe mes delegatëve.

“U shumëzua teksti i Kushtetutës. U dërgua për shumëzim për fletë zyrtare. U vendos në fletë zyrtare që ka qenë shumë e rëndësishme. Kështu që ne anën formale e bëmë. Me futjen në fletë zyrtare ai tashmë ishte dokument”.

Skenderi thotë se pavarësisht se atyre iu ndalua hyrje në Kuvend, nuk u ndalën së lobuari për të drejtat e shqiptarëve.

“Formuam një përbërje të Kuvendit që ishte i pranueshëm nga të gjitha vendet e Evropës”, tha ish-delegati i Kuvendit të 2 Korrikut, Skënder Skënderi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori