LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndryshim i orarit për punëtorët, shkak temperaturat e larta

Kërkohet ndryshim i orarit për punëtorët, shkak temperaturat e larta

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që t’u ridefinohet orari i punës për shkak të rrezikut me të cilin përballen sidomos punëtorët të ndërtimtarisë në këto ditë të nxehta.

Në letrën e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit privat dërguar Ministrisë së Punës, thuhet se Inspektorati e pronarë të kompanive private kanë kërkuar që të ruhet jeta e punëtorëve në këto ditë me temperatura të larta.


“Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jenë këto temperatura ta ridefinojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11:00 e deri ne orën 17:00 . Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të parë do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe Inspektorati i Punës”, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat./Telegrafi/