LAJMI I FUNDIT:

PSP kërkon që Llatas dhe vëllezërit e tij të shpallen fajtorë për ndërtime të paligjshme

PSP kërkon që Llatas dhe vëllezërit e tij të shpallen fajtorë për ndërtime të paligjshme

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë thënë fjalët përfundimtare për rastin e PSP-së “Lëndina”, në të cilën të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtimin e paligjshëm të shtëpizave në Zelenikovë.

Prokuroria Speciale sot në seancë theksoi se nga dëshmitë del se të akuzuarit Dragan dhe Srgjan Pavlloviq, ndërtimin e objekteve e kanë filluar gjatë muajit korrik 2011, ndërsa i akuzuari Zvezdan Pavlloviq gjatë muajit nëntor 2011, pasi e ka filluar ndërtimin e paligjshëm, më 12.12.2012 në Komunën e Zelenikovës ka dorëzuar kërkesë për marrjen e lejes për ndërtimin e shtëpizave, ndërsa komuna lejet i ka dhënë më 24.01.2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme u shpalosën dëshmi, në mesin e të cilave edhe “bomba” dhe faktura, ndërsa është përgatitur edhe ekspertizë.


Prokurorja kërkoi që gjykata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë të akuzuarit, ndërsa gjithashtu kërkoi që t’ua konfiskojë edhe shtëpizat e ndërtuara në Zelenikovë.

Nëse Llatas shpallet fajtor, ai mund të dënohet me para ose burg deri një vit. Pasi edhe të akuzuarit ta thonë fjalën përfundimtare, gjykatësja Marija Kletniçka do të duhet ta shpallë aktgjykimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Kalo në kategori