Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se pavarësisht prej sfidave me të cilat është duke u përballur kjo korporatë, janë duke operuar në kuadër të objektivave për nxjerrjen e thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Duke folur rreth protestës së punëtorëve të kësaj korporate, Thaçi ka thënë se në vazhdimësi ka përkrahur kërkesat e sindikatave, duke theksuar se do të plotësohen kërkesat aty ku ka mundësi.
“Të gjithë jemi njëzëri se punëtori është aseti më i rëndësishëm i KEK-ut”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se njëra prej sfidave është vjetërsia e termocentraleve, ku disa prej tyre janë 60 vjet të vjetra, ndërsa e fundit që është instaluar ka 30 vjet prodhim.
“Sfidë në vetë janë mbajtja e tyre në prodhim për shkak se nuk kemi pasur mundësi të investojmë në kapacitetet e reja prodhuese. Përveç këtyre, sfidë tjetër tani kemi zgjerimin dhe hapjen e mihjes së re e cila ka kosto shumë të lartë dhe e cila planifikohet t’i furnizojë me thëngjill termocentralet për 40 vjetët e ardhshëm. Po ashtu, dhe rivitalizimi i TC ‘Kosova B’ do të mundësonte një operim konform standardeve dhe direktivave të BE-së. Ka edhe shumë sfida të tjera por, falë përkushtimit dhe vullnetit të madh të menaxhmentit dhe të gjithë punëtorëve, besoj se do të realizohen dhe do të vazhdojmë të jemi shembulli më i mirë jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë sa i përket zhvillimit të këtij sektori”, ka thënë ai. /Epoka e Re/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit