Muaremi: Aksioni për duhanin do t’i përfshijë edhe ministrinë e ekonomisë dhe Doganat
Vijojnë hetimet në kuadër të aksionit anti-duhan. Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, në një intervistë për Alsat zbardh se hetimi do të zgjerohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Doganat. Muaremi gjithashtu tha se Policia Financiare po i përgatit padit lidhur me shpërdorimet në projektin për ndërtimin e Teatrit të Tetovës. Numri “një” i policisë financiare thotë se hetime zhvillohen edhe për disa zyrtarë të pushtetit aktual, njofton Alsat M.
“E gjithë energjia e Policisë Financiare në ditët e ardhshme do të koncentrohet dhe do të orientohemi në hetimin si kanë arritur ato kompani private që të mund të importojnë atë duhan të jo-ligjshëm. Kemi ardhur deri të disa informacione të cilat na tregojnë se janë të përfshirë edhe disa institucione shtetërore që kanë dhënë vërtetime apo leje për hyrjen e duhanit të llojit Virxhinia. Konsultimet bëhen me Prokurorinë i cili besoj do të japë urdhër që të vazhdohet hetimi dhe sigurohen prova të reja, hetimi do të zgjerohet për të involvuar edhe persona të tjerë të autorizuar nga ana e shtetit”, tha Muaremi.
Ai tha se në hetim do të jenë të përfisha edhe dy institucione shtetërore: Ministria e Ekonomisë dhe Doganat.
“Kemi të bëjmë me dy institucione, sipas provave kemi arritur ti sigurojmë ditëve të kaluara. Është Ministria e Ekonomisë dhe Doganat… Sipas prokurorisë apo prokurorit kompetent i angazhuar në këtë hetim tregon se vërtetimet apo lejet që janë dhënë për import duhet të analizohen nëse janë konform ligjit apo jo. Në qoftë se kemi shkelje apo keqpërdorim të ligjit për dhënien e lejes së importit të duhanit. Nga ana tjetër duhet të dorëzojmë fakte nëse importi i duhanit është në koordinim dhe bashkëpunim të kompanive të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e prodhimit të produkteve duhanore”, tha Muaremi.
Ai ka thënë se në Teatrin e Tetovës Policia Financiare kryesisht hetimin e ka drejtuar në procedurën e ndarjes së tenderit apo furnizimit publik për ndërtimin e teatrit.
“Realizimin ende nuk kemi arritur për ta hetuar se ashtë konform procedurës apo jo. Procedurën të cilën e kanë realizuar për Teatrin e Tetovës ka shkelje në drejtimin e dokumentacionit që është kërkuar për ta fituar tenderin nga ana e realizuesit të projektit. Në konsultim me prokurorin për krime të rënda kemi arritur që në ditët në vijim të dorëzojmë padi penale për të gjithë të involvuarit në këtë proces”, u shpreh Muaremi./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite