Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili njëherësh ka qenë bashkëkryesues i Delegacionit shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë, tha se ai dhe partia e tij do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se Delegacioni shtetëror është jokushtetues.
Limaj po ashtu paralajmëroi se partia e tij do të ketë një qëndrim lidhur me këtë çështje, vetëm pasi të ketë biseduar edhe me anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës.
“Unë personalisht dhe ne si Nismë respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me opinionin e saj për Ligjin për kompetencat e Delegacionit shtetëror për dialog”, tha Limaj në një konferencë për media.
“Pas këtyre zhvillimeve, unë dua të shfrytëzojë rastin që të ftojë partnerët e koalicionit të bashkëbisedojmë për këto zhvillime të fundit. Dua t’i dëgjoj partnerët e koalicionit sesi e shohin dhe si i vlerësojnë hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj teme. Pasi t’i dëgjojmë partnerët e koalicionit, ne si Nismë dhe unë personalisht, do të marrim qëndrimin e duhur se si do të ecim më tutje”, tha Limaj.
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se pas vendimit të Kushtetueses, anëtarët e Delegacionit nga Partia Socialdemokrate kanë dhënë dorëheqje.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka pasur zhvillime të reja. Përfaqësuesit e opozitës nga Partia Socialdemokrate, bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti dhe anëtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e Delegacionit shtetëror kanë ofruar dorëheqje”, tha ai.
Më herët gjatë kësaj jave, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje me të cilën kontestohet jokushtetues Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Kushtetuesja ka konstatuar se “Delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit”.
Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për media tha se”si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025