Skenës politike të Kosovës sot iu shtua edhe një parti e re, Partia Euroatlantike, me bashkëthemelues deputetin Milaim Zeka dhe Hysen Gecaj.
Sipas këtyre që e themeluan, kjo parti i duhet politikës kosovare për të sjellë frymë të re dhe t’ua mundësojë edhe të tjerëve vendimmarrjen e jo të vendosë vetëm kryetari i partisë.
Deputeti Zeka tha se nga sot po e fillojnë një luftë politike dhe u zotua se si parti e re do t’i përkushtohen interesit për Kosovën e zhvilluar.
Ai tha se fillimisht do të investojnë në çerdhe, pasi sipas tij nga çerdhet varet një komb i shëndetshëm.
“Ne në Kosovë duam me bë gjithçka, të kundërtën që është bë deri tash. Do investojmë në çerdhe sepse çerdhja është bazamenti i shëndetshëm i kombit shqiptar. Do investojmë në shkolla, spitale. Pacienti i Kosovës nuk do shkojë më as në Maqedoni, as në Serbi e as Turqi”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Zeka shtoi se në krye të shtetit ata do të nënshkruajnë marrëveshje me BE dhe SHBA që të udhëheqin fushën e rendit dhe drejtësisë.
“Shpëtimtarët e Kosovës janë mërgimtarët tanë, ata duhet të rikthehen dhe ta shpëtojnë Kosovën. Ne do t’ia nënshkruajmë BE-së dhe SHBA-së që për 50 vjet me na udhëheq policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ne nuk mundemi me i udhëheq këto sepse duke qenë shqiptarë e kemi inatin më të madh se Stambolli dhe e burgosim njeriun menjëherë. Kurrë në jetën tuaj nuk keni me pa kryeministër, zv.ministër e këshilltarë duke hipë me makinë të shtetit e duke shku në shtëpi me të. Kemi me ndërtu një jetë ku i vetmi njeri që ka me ecë me njerëz përreth ka me qenë prokurori dhe gjykatësi”, tha ai
Bashkëthemeluesi Hysen Gecaj, tha se është momenti që të vetëdijesohemi dhe të mos lihen më të rinjtë të shkojnë jashtë për jetë më të mirë.
“Tani që e kemi shtetin tonë kemi detyruat fëmijët tanë të lëshojnë vendin e vet dhe të bëhen shërbëtorë në vende thera. Mos të lejojmë të na mallkojë gjaku i dëshmorëve, vaji i nënave. Të mos lejojmë që fëmijët të na mbeten jashtë vendit tonë dhe të na bëhen shërbëtorë në vende të huaja. Është momenti i fundit për zgjimin tonë”, tha ai.
Behare Sahitaj, nismëtare e themelimit te partisë, tha se Partia Euroatlantike do të ndryshojë gjendjen aktuale të krijuar siç tha ajo nga klasa politike.
“Nga sot do të fillojnë të dridhen themelet e politikanëve që janë në pushtet, do të dridhen emrat e politikanëve që u pasuruan në emër të luftës së UÇK. Do të dridhen themelet e atyre që zhvatin djersët e popullit. Ne kemi guxim dhe me aderimet tona masive do mund të ndryshojmë situatën e krijuar që e ka bërë klasa politike në Kosovë. Ne mundemi ta ndryshojmë gjendjen e popullit tonë”, tha ajo.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, në fjalën përshëndetëse, uroi Zekën që në luftën politike të luftoj për një shtet ligjor.
“Ajo që më ka shty me ardhë sot këtu me iu përshëndet ka qenë bashkëpunimi dy vjeçar në komision parlamentar për media bashkë me Milaimin dhe e dyta sinqeriteti i Milaimit, guximi i tij, respekti dhe bindja e tij e pakompromis në ndërtimin e shtetit. Sot Sillen rreh 30 parti politike, secila e ka një luftë për pushtet, unë e uroj Milaimin që në luftën për shtet ligjor të mos thirret në pushtet por në vlerat e shteti ligjor”, tha ai.
Në themelimin e PEK-ut ishin 22 nismëtar, dhe për të përshëndetur themelimin e partisë më të re morën pjesë edhe politikanë të partive të tjera Ganimete Musliu e PDK dhe Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe