LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë sekondat e parë: Çfarë është ajo te femra që më së shumti i josh meshkujt?

Dhjetë sekondat e parë: Çfarë është ajo te femra që më së shumti i josh meshkujt?

Rezultatet e studimit të bërë në Universitetin Manchester kanë treguar që buzët janë pjesa më atraktive e fytyrës së femrës

Në hulumtim, në të cilin kanë marrë pjesë 50 meshkuj, shkencëtarët kanë treguar fotografitë e femrave të ndryshme, me buzëkuq dhe pa të, transmeton Telegrafi.

Në dhjetë sekondat e parë meshkujt kanë “fiksuar” shikimin në buzëkuqin e trëndafiltë, mesatarisht 6,7 sekonda, ndërsa për të kuqin shikimin e tyre e kanë mbajtur mesatarisht 7,3 sekonda.


Kur femra ka pasur buzëkuq në buzë, meshkujt kanë përkushtuar syve të saj mesatarisht vetëm 0,95 sekonda, ndërsa në flokë “kanë shpenzuar” edhe më pak-0,85 sekonda.

Me atë rast, sa më të plota kanë qenë buzët, kanë tërhequr më shumë kujdes.

Autorët kryesor të hulumtimit, thotë që studimi tregon që buzët paraqesin një ndër pjesët më sensibile të trupit të femrës dhe që luajnë rolin kyç kur është fjala për tërheqje seksuale midis njerëzve.

– Hulumtimi tregon që buzët e kuqe dhe atraktiviteti i precipituar femëror akoma janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Buzëkuqi i kuq tregohet si faktori më i fuqishëm i joshjes që dukshëm shton fiksimin vizual, thonë studiuesit. /Telegrafi/