LAJMI I FUNDIT:

Cakaj paralajmëron masa të reja për transformimin e diplomacisë së Shqipërisë

Cakaj paralajmëron masa të reja për transformimin e diplomacisë së Shqipërisë

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka bërë të ditur se pesë studentë të shkëlqyer i janë bashkuar diplomacisë shqiptare.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka shkruar se diplomacia shqiptare është hapur për studentët shqiptarë me rezultate ekselente akademike, t

Sipas tij, për shkak të veprimeve konkrete të deritanishme, sfati diplomatik i përfaqësive tona nëpër botë përbëhet prej më se 88% (përjashto strukturat drejtuese emërimi i të cilave tejkalon MEPJ-në) me diplomatë karriere.


Më poshtë postimi i Cakajt:

Sot pesë studentë ekselentë i janë bashkangjitur diplomacisë shqiptare!

Ky veprim është në përputhje me frymën e Paktit për Universitetin dhe pjesë e përpjekjes për përmirësimin e kapaciteteve përfaqësuese të diplomacisë shqiptare në përgjithësi! Diplomacia shqiptare, pra, përfundimisht është hapur për studendët shqiptarë me rezultate ekselente akademike!

Ky vendim edhe mund të situuohet brenda nismës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për zhvillim cilësor dhe rinovim të kuadrove të shërbimit diplomatik të Shqipërisë në tërësi.

Së pari, qëllimi themelor i reformanve në zhvillim e sipër në MEPJ është fuqizimi i diplomatëve të karrierës. Këtë duhet thënë qartë dhe zëshëm! Në këtë kuptim, ndryshimi i ligjit për shërbimin e jashtëm është i domosdoshëm për të përcaktuar kufirin e qartë të numrit të mundshëm të diplomatëve jashtë sistemit dhe po ashtu dhënien e përparësisë të padiskutueshme për diplomatët e karrierës në raport me emërimet nga jashtë.

Për shkak të veprimeve konkrete të deritanishme, sfati diplomatik i përfaqësive tona nëpër botë përbëhet prej mëse 88% (përjashto strukturat drejtuese emrimi i të cilave tejkalon MEPJ-në) me diplomatë karriere. Deri në ndryshim të ligjit, emërimet nga jashtë sistemit do të bëhen vetëm në raste të meritave të posaçme ashtu siç është edhe rasti i ekselentëve në fjalë !

Duhet nënvizuar se paralelisht me fuqizimin e shërbimit të rregullt diplomatik duhet të ndodhë gradualisht edhe rinovimi strukturorë i tij. Zbrazëtitë e reja të shkaktuara prej lirimeve nga detyra e shumicës dërmuese të punonjëseve jashtë sistemit të shërbimit diplomatik duhet të shfrytëzohen si mundësi shtesë për rekrutimin e diplomatëve të rinj. Pra, zgjidhja e vetme afatgjatë është rinovimi i sistemit nëpërmes rekrutimeve të reja në sistem. Rrjedhimisht, kjo ndërmarrje synon edhe sjelljen e gjeneratave të reja në shërbimin diplomatik shqiptar.

Së dyti, tashmë është zhbllokuar mekanizmi i dhënies të gradave diplomatike, përfshirë edhe nivelet e larta. Sidoqoftë, këtu vlen të theksohet se ka qenë tepër me rëndësi dhënia e përparësisë për gradat fillestare për diplomatët e rinjë. Shumica e atasheve/ sekretarëve të tretë tashmë kanë marrë besimin për të shërbyer nëpër misionet diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë nëpër botë.

Kjo është një masë e domosdoshme për të ri-energjizuar misionet diplomatike por edhe për të rritur aftësitë profesionale të diplomatëve të rinj.

Së treti, Akademia Diplomatike gjatë gjithë kësaj periudhe ka intensifikuar dukshëm angazhimet e saj në funksion të rritjes të profesionalizmit të shërbimit diplomatik. Vetëm gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, në bashkëpunim me mbi 24 organizata ndërkombëtare, akademi të huaja dhe institucione diplomatike, nëpërmjet programeve profesionale nga disa javore deri në një vjeçare, janë kryer dhe vijojnë të kryhen mbi 30 kurse trajnimi për më shumë se 45 diplomatë të rinj në vende si Bullgari, Çeki, Estoni, Hollandë, Gjermani, Indi, Kroaci, Malajzi, Mal i Zi, Turqi, Zvicër, mes tjerash. Kjo është po ashtu një masë shtesë në shërbim të rritjes të kapaciteteve profesionale të diplomacisë shqiptare.

Shumë shpejtë komunikojmë një varg masash të reja në funksion të transformimit cilësor të diplomacisë së Shqipërisë !

Përndryshe, ndjehem tepër i lumtur të shoh studentët ekselentë dhe diplomatët e rinjë të shërbimit duke shkëlqyer në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë nëpër botë..

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori