Plani serb për ta inskenuar “katastrofën humanitare” në veri po vazhdon me ngulm nga Beogradi, ekskluzivisht nga kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq.
“Është hedhur helm në Gazivodë, dhe mos pini ujë nga ujësjellësi”, është urdhri tjetër që vjen nga strukturat e terrenit në komunat e veriut.
Një kanal i besueshëm i redaksisë së RTK-së nga veriu ka thënë se përveç kryetarëve të komunave, shumë aktiv në këtë drejtim, është edhe Zoran Millojeviq i njohur si “Zelja”, i cili, kryesisht, vepron me presion dhe me dhunë, sa herë ka nevojë Beogradi zyrtar.
“Zelja gjithmonë është aty ku urdhrat e Beogradit hasin në vështirësi për t’u zbatuar nga qytetarët dhe rendi i dytë i strukturave. Kështu ka ndodhur vazhdimisht edhe në kohën e zgjedhjeve apo mosmarrëveshjeve brenda Listës Srpska”, ka thënë burimi për RTK.
“Për ta zbatuar këtë plan po flitet se janë përfshirë edhe serbët prorusë. ‘Zelja’ ka kontaktuar edhe me Momçilo Arllovin, një serb që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe të inteligjencës, dhe shumë i afërt me Dejan Damnjanoviqin, i cili është shumë i lidhur me rusët Leonid Savin dhe Aleksandar Duginin, ideologun e Putinit”, ka përfunduar burimi.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për skenarin e Serbisë rreth një “katastrofe humanitare” në veri të vendit.
Ai ka thënë se janë në dijeni për një plan të tillë të improvizimit të një krize humanitare, dhe se nuk do të lejojnë realizimin e këtij plani serb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje