LAJMI I FUNDIT:

Mustafa u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Mustafa u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra për informim e LDK-së, kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.


Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë. /Telegrafi/