LAJMI I FUNDIT:

Gruaja shkroi ‘është e vërtetë’ pasi ajo ‘vdiq për 27 minuta dhe pa parajsën’ – mbesa e saj rrëfen ngjarjen (Foto)

Gruaja shkroi ‘është e vërtetë’ pasi ajo ‘vdiq për 27 minuta dhe pa parajsën’ – mbesa e saj rrëfen ngjarjen (Foto)

Një grua kishte shkarravitur diçka për të cilën thuhet se shkruante “është e vërtetë” në një mesazh të trishtuar, pasi ajo “vdiq” për 27 minuta dhe pretendon se ka parë parajsën.

Sipas DailyStar, përcjell Telegrafi, shkrimi i shkruar në fillim duket të jetë në një gjuhë tjetër, por në një inspektim më të afërt zbulohet se mund të jetë shkruar: “Është e vërtetë”.


Madie Johnson kishte tatuazh në dore si një kujtim për tezen e saj Tina Hines, e cila “vdiq” për 27 minuta para se të ringjallej dhe të kthehej në jetë.

Halla e saj Tina, një nënë e katër fëmijëve, u “ringjall” gjashtë herë, katër herë nga burri i saj dhe dy herë të tjera në spital.

Madie, nga Kalifornia, SHBA, ka postuar imazhin e tezes së saj në faqen e saj të Instagram.

Ajo ka shkruar: “Pak më shumë se një vit më parë tezja ime Tina, një nga njerëzit më të mahnitshëm, të zgjuar dhe të shëndetshëm që unë njihihja, kishte një arrest kardiak dhe sipas mjekëve kishte vdekur dhe u rikthye në jetë katër herë nga xhaxhai im Brian dhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë para se të mbërrijnë në spital”.

“Ajo u vendos në një defibrilator dhe pasi u zgjua mrekullisht, gjëja e parë që bëri, pasi nuk mund të fliste, sepse ishte intubuar, kërkoi një stilolaps dhe në ditarin e kushërinjve të mi shkroi ‘Është e vërtetë‘”.

“Njerëzit në dhomë pyetën ‘çfarë është e vërtetë?’ dhe ajo u përgjigj duke treguar kah qielli me lot në sytë e saj”.

“Ajo më ka dhënë një ndjeshmëri për një shpresë të përjetshme që nuk është shumë larg. Të dua [Tina Hines]”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori