LAJMI I FUNDIT:

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit nuk po gjen zbatim

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit nuk po gjen zbatim

Në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit.

Haxhiu tha se nga monitorimi i zbatimit të ligjit, të gjeturat janë: Mos informimi lidhur me kufizimin e zyrtarëve të lartë në ushtrimin e veprimtarive tjera krahas funksionit publik, mosshfrytëzimi i sanksioneve për shkelësit e ligjit, mungesa e rregullave të veçanta brenda çdo institucioni për parandalim të konfliktit të interesit, si dhe institucionet publike nuk dorëzojnë raporte vjetore te AKK dhe të njëjtat nuk sanksionohen.

Ajo ka përmendur edhe disa rekomandime.


Deputeti Hajdar Beqa, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi në procedurë të shpejt, andaj për këtë është organizuar ky dëgjim publik që Ligji të jetë sa më i zbatueshëm nga institucionet e përkatëse.

Prokurori Besim Kelmendi, është pajtuar me të gjitha të gjeturat, por tha se nuk ka parë një rekomandim të Kuvendit për harmonizim të ligjeve që gjatë orarit të punës zyrtarët të mos kompensohen për punën dytësore.

Sipas tij, harmonizimi i ligjeve duhet të ndodhë për parandalimin e konfliktit të interesit. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori