Marrëveshja për heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë ka nisë së zbatuari pjesërisht nga 15 qershori i këtij viti.
Me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës të iniciuar nga Partia Socialdemokratike, kërkohet për heqjen e tërësishme të tarifave të roamingut, por kjo do të ndodhë vetëm pas datës 31 korrik 2021.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi në një intervistë për KosovaPress, pohon se ka nis të zbatohet marrëveshja e përbashkët e arritur në nëntor të vitit të kaluar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për reduktimin gradual dhe heqjen e plotë të tarifave roaming.
“Në fakt rezoluta flet për heqjen e tarifave të roamingut, por qytetarët duhet ta kenë parasysh se ku do që udhëtojnë duhet të lidhen me rrjetet e vendeve në të cilin udhëtojnë. Mirëpo, heqja e plotë e tarifave do të ndodhë më datën 31 korrik të vitit 2021. Megjithatë prej tash deri më këtë datë do të kemi tarifa të reduktuara në masën rreth 90 për qind. Kjo ka qenë zgjidhja që është ofruar sigurisht pas konsultimeve me operatorët, por edhe me qëllim të zbatimit të marrëveshjes në formën e tillë që do t’i mundësonte qytetarëve që të përfitojnë dhe janë zbritur tarifat që nga 15 qershori i këtij viti”, thotë Gashi.
Gashi thotë se çmimet roaming ndërmjet këtyre dy shteteve janë ulë për rreth 90 pë qind. Ai ka treguar edhe për çmimoren e telefonisë në bazë të kësaj marrëveshjeje.
“Nga data 15 qershor i këtij viti, ka filluar reduktimi i tarifave roaming në Kosovë dhe në Shqipëri nga të gjithë operatorët, edhe të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe tanimë kemi një reduktim prej rreth 90 për qind nga çmimet ekzistuese. Kemi një tarifë shtesë prej tarifës lokale, që është rreth 5 cent për telefoninë për ata që udhëtojnë në Shqipëri, ndërsa për thirrjet e pranuara tarifa është 4 cent për minutë, që është një çmim relativisht i arsyeshëm me një reduktim prej rreth 90 për qind nga tarifat ekzistuese për qytetarët që kanë udhëtuar në Shqipëri dhe anasjelltas”, theksoi se Gashi.
Autoritetet rregullative respektive të Kosovës dhe Shqipërisë në zbatim të marrëveshjes ndër qeveritare që kanë nxjerrë vendimet tyre, kanë konsultuar operatorët dhe tanimë këto vendime janë në fuqi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës